RCCOLA

Futbollisti Valmir Ferati pas lëndimit të këmbës në Ferizaj, do t`i rikthehet fushës në pranverë

/ 2 minuta lexim

Mesfushori i Kikës së Hogoshtit, Valmir Ferati, do ta mbanë gjatë në kujtesë ndeshjen e javës së VIII-të, në Ligën e Parë – Grupi B në mes Ferizaj- Kika, pasi pas një dueli me futbollistin e Ferizajit, Gentrit Halili ky i fundit pas një ndërhyrje”horror”, i kishte lënduar rëndë këmbën.

“Ndërhyrja e futbollistit të Ferizajit ka qenë shumë e ashpër, ai ka bërë ndërhyrje me dy këmbët dhe në ato momente kam humbur vetëdijen. Tani pas 30 ditësh të lëndimit kam ende dhimbje të mëdha por fatmirësisht nuk kam thyerje por dëmtim të madh të indeve të këmbës, tani ju kam nënshtruar terapive por kam dhimbje të mëdha, mjekët më kanë preferuar që të vrapoj nga pak për t`i liruar muskujt, një gjë të tillë kam filluar tani e dy ditë por është mjaft vështirë”.

Fidanishtja

Valmir Ferati, ka bërë të ditur se kur do të rikthehet në fushë. “Futbollit do ti rikthehem në pranverë për të dhënë kontributin tim për ngjyrat e klubit të Kikës të cilët i falënderoj për kujdesin ndaj meje dhe të gjithë ata që në mënyra të ndryshme janë gjendur në këto momente të vështira të cilat po i përjetoj”, ka bërë të ditur mesfushori i talentuar, Valmir Ferati. Ndeshjen në mes Ferizajit e Kikës e kishte drejtuar arbitri nga Prishtina Ersen Janovaliu në mënyrën më të dobët të mundshme./rajonipress/