UBT

Futbollisti shqiptar zgjedhet në mesin e më të mirëve të javës në Zvicër

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Në kuadër të Superligës së Zvicrës në futboll, në fundjavë u zhvillua java e 26-të.

Ndërkaq, mediumi zviceran “Blick” tashmë ka publikuar formacionin me 11 lojtarët më të mirë të kësaj jave, shkruan Zëri.

Në këtë formacion bën pjesë edhe futbollisti shqiptar, Pajtim Kasami.

Kasami startoi nga minuta e parë për Sion në fitoren 1:0 ndaj FC Zurich, ku bëri një paraqitje mbresëlënëse.

UBT

Ish-futbollisti i Fulhamit kishte përkrah vetes në sulm Ermir Lenjanin, ndërsa kundërshtar në fushë kishin Hekuran Kryeziun që luan te FC Zurich.

Ndërkaq, në barazimin 1:1 mes Grasshopers dhe Luganos u paraqitën tre futbollistë tjerë shqiptarë.

Te Lugano nga pjesa e dytë u paraqit Armando Sadiku, kurse te Grasshopers u paraqitën gjithashtu nga pjesa e dytë Nedim Bajrami si dhe Mërgim Bajrami.

Në fitoren 1:0 të Baselit, Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti luajtën nga minuta e parë, ndërsa Edon Zhegrova nuk ishte as i ftuar./Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.