FIDANISHTJA

Futbollisti shqiptar i Salzburgut, mesazh Partizanit para përballjes në Champions

/ 2 minuta lexim
HW

Në kualifikimin e Salzburgut në turin e tretë eliminator të Champions League ka dhënë kontributin e tij edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për Valon Berishën, i cili ka arritur të shënojë një nga dy golat në ndeshjen ndaj FK Liepaja për skuadrën e tij. Ky ishte edhe goli i parë për Berishën në këtë kompeticion.

“Ishte një fitore, e cila na ka shijuar shumë, pasi kemi punuar gjithashtu shumë për ta arritur. Por, tani duhet të shohim përpara”, ka thënë futbollisti për mediat norvegjeze, pasi luan edhe me Kombëtaren e këtij shteti. Më pas ai ka folur edhe për skuadrën e Partizanit.

“Ata janë një ekip i fortë dhe kanë arritur një kualifikim të mrekullueshëm ndaj Ferencvaroshit. Çdo skuadër që ka mbërritur deri në këtë tur do të thotë se luan futboll të mirë, megjithatë ne do të bëjmë maksimumin tonë. Kemi një skuadër mjaft të mirë dhe besoj se do arrijmë të kualifikohemi në turin tjetër”, ka mbyllur Berisha.

Mobi Casa

Emri i lojtarit kohët e fundit është përmendur edhe si një alternativë për t’ju bashkuar Kombëtares së Kosovës pas njohjes së saj nga UEFA dhe FIFA.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.