Mobi Casa

Futbollisti shqiptar, i gatshëm për ta zëvendësuar Brozovicin e lënduar

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Interi e mori një lajm të keq në ditët e fundit.

Njëri prej mesfushorëve kryesorë të ekipit, Marcelo Brozovic e pësoi një lëndim, me ç’rast do të mungojë për një kohë.

E për t’i qetësuar tifozët “Nerazzurri” është përkujdesur futbollisti shqiptar, Kristjan Asllani.

Ai mund të debutojë si titullar tek Zikaltrit që nga kjo e shtunë, kur Interi do të përballet me Romën, shkruan “Gazeta Express”.

UBT

Mesfushori shqiptar insiston se do ta zëvendësojë denjësisht përfaqësuesin kroat në zemrës të mesfushës.

“Është mëkat që e kemi humbur Marcelon, një lojtar mjaft i rëndësishëm për ne. Por, nëse vjen radha ime, jam i gatshëm. Do të mundohem ta jap maksimumin”, deklaroi ish-futbollisti i Empolit për “Tuttosport”.

Asllani nuk e ka fshehur objektivin kryesor që e ka me Interin këtë sezon, e që është “Scudetto”.

“Natyrisht, ne besojmë, do të luajmë dhe luftojmë për ta fituar atë”, përfundoi futbollisti shqiptar. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.