Futbollisti Shend Kelmendi pozitiv anulohet përkohësisht ndeshja SC Gjilani – Tre Penne
Skuadra e Gjilanit mund të rikthehet sot në Gjilan nga San Marino pasi që futbollisti i tyre Shend Kelmendi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Ndërsa të gjithë futbollistët e Tre Pennes kanë rezultuar negativ dhe kjo ka bërë që ndeshja të pezullohet përkohësisht.
Për shkak të kësaj gjendje zyrtarët e UEFA-s kan marrë vendim për ta anuluar ndeshjen. Edhe Instituti i shëndetësisë në San Marino ka bërë thirrje që ndeshja mos të zhvillohet.
Skuadra e Gjilanit do të ritestoj edhe një herë futbollistët e saj dhe nëse rezultojnë negativ ndeshja mundet të zhvillohet të premten.
Me një gjë të tillë janë pajtuar edhe skuadra e Tre Pennes që ndeshja të zhvillohet të premten por mbetet përgjigjja finale nga zyrtarët e UEFA-s/rajonipress/


