Futbollisti nga Lugina i cili po shkëlqen në futbollin e Kosovës

/ 3 minuta lexim

Lugina e Preshevës vazhdimisht ka qenë fidanishte e futbollistëve të talentuar, të cilat kanë dhënë dhe po japin kontribut të madh në klubet kudo ata që paraqiten.

Talenti i futbollit 20 vjeqari nga fshati Tërnoc komuna e Bujanocit, Shpëtim Hasani, i cili me sukses po mbron ngjyrat e “portokallinjëve” të Bashkimit të Koretinit tani e 10 muaj, po lenë gjurmë në këtë klub duke pasur paraqitje tejet të mira.

Hasani i cili tani e 10 vite ka filluar karrierën futbollistike e i cili për 6 muaj ishte edhe në shtetin e Finlandës për ta vazhduar rrugëtimin e tij prej futbollisti, por fatkeqësisht rikthehet në fshatin e tij Tërnoc për shkaqe familjare duke u detyruar ta ndërpresë ëndrrën e tij në shtetin Skandinavik.

Mbrojtësi i majtë, Shpëtim Hasani në fanellën e Bashkimit po tregon se është mbrojtësi më i mirë i majtë në Ligën e Dytë të futbollit të Kosovës, por në rast nevoje Hasani mund të luan edhe në pozitën e mesfushorit të krahut.

“Në klubin e Bashkimit jam duke kaluar shumë mirë, të gjithë duke filluar nga kryesia dhe bashkëlojtarët më kanë pritur mirë dhe për këtë ju jam falënderues, Bashkimi është një skuadër me traditë dhe me individ të mirë, shpresoj se në këtë vitë do të rikthehemi në Ligën e Parë, për këtë kemi kualitet pasiqë kemi futbollist mjaft të mirë në klub por edhe stafi i skuadrës është shumë profesional të cilët e kryejnë punën e tyre siç është më së miri”, thekson, mbrojtësi Shpëtim Hasani.

Eco Higjiena

Talenti Hasani ka edhe një porosi për tifozët e Bashkimit, “Unikat”.
“Do të jap më të mirën që mundem për ngjyrat e klubit, por ju jeni një arsye e veçantë për klubin dhe shpresoj se në fund së bashku me ju do të festojmë rikthimin në Ligën e Parë”.

Se për çfarë futbollisti kemi të bëjmë këtë e thekson edhe ish-trajneri i Bashkimit, Emin Bajrami, i cili para dy ditësh ka dhënë dorëheqje nga Bashkimi për shkaqe familjare.

“Shpëtimi është një futbollist shumë perspektiv, ka njw shpejtësi shumë të mirë ndërsa si futbollist ka shumë elemente të mira siç janë kontrollimin e topit dhe është shumë eksploziv, krosimet e tij janë shumë perfekte dhe gjatë 90 minutave është një punëtor i madh si në fazën ofanzive dhe defanzive, ka goditje tejet të forta dhe pasime shumë të sakta me një fjalë është futbollist i përkryer, duke pasur karakter dhe kulturë të lartë sportive Shpëtimi lirisht mundet të luaj në Superligën e Kosovës dhe me siguri çdo skuadër do ta kishte dëshirë ta ketë në pronësi të klubit”, ka bërë të ditur trajneri Bajrami.

Për mbrojtësin e majtë, Shpëtim Hasanin, janë shumë skuadra të interesuara ta shohin në radhët e veta, e sidomos ato të Superligës në muajin Janar.

Bashkimi nga 11 javë të zhvilluara pozicionohet në pozitën e 5 me 22 pikë të tubuara, tri më pak se Fushë Kosova që zë pozitën e parë./rajonipress/