UBT

Futbollisti Meriton Salihu shpallet futbollisti më i mirë në turneun e madh në Paris

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Futbollisti me prejardhje nga Gjilani, Meriton Salihu, i cili është futbollist i Kombëtares së Kosovës në Futsall, edhe njëherë ka dëshmuar se kemi të bëjmë më një talent të rrallë të futbollit.

Në një turne të madh të futbollit të vogël, i cili është mbajtur në kryeqytetin e Francës në Paris në fushat sintentike, Salihu edhe njiherë ka shpalosur talentin e tij të madh të futbollistit.

Në një turnirë të jashtëzakonshëm me shumë skuadra cilësore e futbollist cilësorë, Meriton Salihu është shpallur futbollisti më i mirë i këtij turneu.

Në këtë turnirë prestigjioz të futbollit të vogël, kanë marrë pjesë 15 skuadra me nga 5 futbollist ndërsa Salihu ka impresionuar me paraqitjet e tij.

FIDANISHTJA

Nga pesë ndeshjet e zhvilluara, futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Meriton Salihu ka shënuar 9 gola, ndërsa në finale ka shënuar katër soshë. “Jam paraqitur me skuadrën Invektus, ka qenë një turnirë i jashtëzakonshëm me shumë skuadra të forta e me futbollist cilësor.

Në këtë kompeticion të këtij turniri i cili u zhvillua në fushën sintentike me nga pesë futbollist, organizatorët më kanë shpallur futbollistin më të mirë të këtij turniri, ku nga pesë ndeshjet e zhvilluara kam shënuar 9 gola ndërsa në finale ku kemi mposht skuadrën Marseille me rezultat 7-1 – isha katër herë golashënues, dhe me plot meritë kemi qenë kampion të këtij turneu shumë prestigjioz. Jam i lumtur që në një konkurrencë kaq të fort organizatorët të cilët janë shumë profesionist më kanë përzgjedhur si futbollistin më të mirë të këtij turniri”, ka bërë të ditur Meriton Salihu.

Salihu me Kombëtaren e Kosovës është kualifikuar në garat “Main Round”, ku do të marrin pjesë 36 kombëtare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.