Futbollisti kosovar zë vend në formacionin e javës në Zvicër
Taulant Xhaka shkëlqeu në fundjavë në fitoren 4:0 të Baselit ndaj Sionit, shkruan zeri.info
Reprezentuesi i Shqipërisë arriti edhe të bëjë një asistim, në golin e parë të Eray Comert.
Falë kësaj paraqitje, Xhaka është zgjedhur në formacionin e javës në ligën zvicerane.
Ndërkohë, me këtë fitore, Baseli tash mban pozitën e dytë në tabelë me 36 pikë, një më pak sesa Young Boys, që kryeson ligën./Zëri


