Hidromorava

Futbollisti kosovar, në mesin e më të shtrenjtëve në shtetin aziatik

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Liridon Kasniqi është futur në mesin e 10 futbollistëve më të shtrenjtë në Malajzi

Liridon Krasniqi ia ka pa hairin transferimit në Malajzi, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti kosovar është bërë yll në futbollin e shtetit aziatik falë paraqitjeve të shkëlqyeshme në katër vjetët e fundit.

Ai madje është bërë idhull në Malajzi dhe disa familje kanë nisur t’ia lënë emrin fëmijëve të porsalindur Liridon.

ARKATANA

Paraqitjet bravuroze kanë bërë që mesfushorit luftarak t’i rritet edhe vlera.

Në bazë të statistikave të publikuara nga mediat lokale, Krasniqi aktualisht vlerësohet 520 mijë euro dhe është futbollisti i tetë më i shtrenjtë në Malajzi.

Mesfushori shtatlartë u transferua në fillim të këtij viti nga ekipi Kedah tek Melaka United.

Pas një viti ai pritet ta marrë nënshtetësinë e Malajzisë dhe më pas ta përfaqësojë këtë shtet pasi Përfaqësuesja e Kosovës nuk e ka ftuar në vitet e fundit. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.