Uji Dea

Futbollisti kosovar: Jam i gatshëm të vdes për shtetin tim

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Grumbullimi i Ardian Ismajlit në Kombëtaren e Shqipërisë duke braktisur Kosovën ka ngjallur debat gjatë ditës së sotme.

Ai zgjodhi Shqipërinë edhe pse ishte kapiten i të rinjve të Kosovës, shkruan Indeksonline.

Por një rrugë të tillë si duket nuk do ta zgjedh edhe shoku i tij te U21-shat, Mirlind Daku.

Sulmuesi i Osijekut ka thënë se do të ishte në gjendje të vdiste për shtetin e tij.

Më poshtë është reagimi i 20 vjeçarit pas ngjarjeve të ditës së sotme ku është përfshirë edhe emri i tij.

Uji Dea

-Jam rritur duke e perkrahur Kosoven dhe Shqiperine,ne qofse me vje rradha ta perfaqesoj njeren nga keto Kombetare jam krenar qe jam Shqiptar .

-Kam zhvilluar ndeshje me Kombtaren U21 te Kosoves saqe kam luajtur edhe si i lenduar vetem e vetem qe te jap kontribut e djerse per shtetin tim,por se lejoj askush qe te luan me djersen time.

-Mos u merrni me portale amatere qe nuk i kane me shume se 100 like.

-Deri me tani kam qene pjese e kombetares U21 dhe ne qofse me vje ftesa perseri do e pranoj me kenaqesi,po ashtu edhe nga Kombtarja A.

-Jam krenar qe jam Shqiptar dhe do te jem i gatshem qe te vdes ne qofse me jipet mundesia per shtetin tim.