UBT

Futbollisti kosovar flet hapur: Nuk dua të luaj me Kosovën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Mesfushori i talentuar kosovar, Eroll Zejnullahu si duket nuk do të grumbullohet më me Përfaqësuesen e Kosovës.

22-vjeçari është pjesë e skuadrës gjermane Union Berlin mirëpo këtë vit ka luajtur vetëm 126 minuta në shtatë ndeshje duke bërë dy asistime.

Ai është grumbulluar rregullisht nga Përfaqësuesja e Kosovës, por që nuk është aktivizuar fare në katër ndeshjet eliminatore.

Zejnullahu do të luaj titullar sot për Unionin, pasi Stephan Frustner ka kartonë të verdhë.

“Qëllimi im është të fitojmë kundër Bochum. Dua ta shfrytëzojë këtë mundësi për të bërë më shumë ndeshje”, deklaroi Zejnullahu për mediat gjermane.

United Hospital

Por ai i justifikon ndeshjet e pakta me Union Berlinit duke thënë se kjo ka ndodhur për shkak të Përfaqësueses së Kosovës që nuk është aktivizuar, transmeton Telegrafi.

Llapjani tani thotë se vështirë do t’i bashkohet Kosovës në ndeshjen e muajit mars ndaj Islandës.

“Unë jam i fokusuar vetëm tek Union. Nuk e di nëse do të shkoj në mars të luaj me Kosovën. Do të mendoj tri herë para se të udhëtoj”, deklaroi Zejnullahu.

“Nuk dua të shkoj të luaj me ekipin kombëtar të aktivizohem një minutë pastaj të humbas ndeshjet me Unionin. Së pari do të flas me trajnerin e Union Berlinit, Jens Keller dhe pastaj të vendosi”, përfundoi Zejnullahu. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.