ARKATANA

Futbollisti i futsallit Meriton Salihu po bën emër në futsallin evropian

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Futbollisti i futsallit 27 vjeqari, Meriton Salihu, i cili është me prejardhje nga Gjilani dhe futbollist standard i Kombëtares së Kosovës në futsall, me lojërat e tija po bën emër jo vetëm në futsallin Zvicran por edhe atë evropian.

Salihu përveç që është një futbollist i shkëlqyeshëm, atij i rreh zemra me të madhe për shtetin e Kosovës e për vendlindje duke dhënë kontribut të madh në Kombëtaren e Kosovës në futsall.

Meritoni apo siç e thërrasin të gjithë “Toni”, tani e dy vite me mjaft sukses është duke mbrojtur ngjyrat e skuadrës “Futsal Minerva” nga Berni.

Me këtë skuadër tani e dy vite është shpallur kampion duke marrë pjesë në Ligën e Kampionëve të futsallit.
“Është liga shumë e fort në të cilën marrin pjesë 10 skuadra dhe ka një shikueshmëri të madhe, jam i vetmi shqiptarë në klub por ndihem mjaft mirë në këtë mes pasi që gjithçka është profesionale dhe secili i kryen detyrat të cilat i parashtrohen”, thekson Toni.

Uji Dea

Meritoni edhe këtë kampionat ka filluar siq është më së miri, nga 7 ndeshje të zhvilluara ka shënuar 7 gola.
“Është një nismë e mirë, të gjithë po e japim kontributin për rezultate të mira por liga është shumë e fort dhe profesionale, ka ende shumë ndeshje për tu zhvilluar dhe shpresoj se do ta mbajë këtë tempo edhe në ndeshjet në vazhdim”, shprehet anësori i skuadrës “Futsall Minerva”.

Anësori i skuadrës, “Futsall Minerva”, Meriton Salihu, me shumë sukses është paraqitur me skuadrën e tij në Ligën e Kampionëve.
“E gjithë skuadra ka pasur paraqitje të mirë në një konkurrencë shumë të fortë me skuadrat nga Moldavia, San Marino e Bullgaria. Në kemi treguar kualitete të larta, në këto ballafaqime kam shënuar 4 gola dhe jam shumë krenar për këto paraqitje së bashku me bashkëlojtarët e mijë”.

27 vjeqari Meriton Salihu i cili për çdo moment është për të mirën e futsallit të Kosovës, me kënaqësi i është përgjigjur ftesës së Përzgjedhësit të futsallit të Kosovës, Arben Simitqiu.
“Jam shumë krenarë që i mbroj ngjyrat e shtetit të Kosovës dhe mundohem që të jap më të mirën që populli ynë të gëzohet me fitoret tona, më vjen keq që shokëve në ndeshjen e fundit miqësore me Qekinë nuk kam mundur t’ju ndihmojë për shkak lëndimit që kisha në këmbë, por tani gjithçka është në rregull dhe në ndeshjet e radhës do të jemi prapë së bashku”, shprehet njëri ndër futbollistët më të mirë shqiptarë në futsall, Meriton Salihu.

Shteti i Kosovës dhe Kombëtarja e Kosovës në futsall duhet të jenë krenar me paraqitjet e Meritonit në arenën ndërkombëtare, duke dëshmuar se përpos që është një futbollist shembullor ai është edhe një Ambasador i vërtetë i Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.