Uji Dea

Futbollisti i futsalit, Meriton Salihu: Jam krenar që jam pjesë e Kombëtares së Kosovës

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Njëri ndër futbollistët më të mirë të futsallit në Kombëtaren e Kosovës, padyshim është anësori 26 vjeçar me prejardhje nga Gjilani, Meriton Salihu, i cili jeton dhe bën karrierë në shtetin Helvetik të Zvicrës.

Toni siç e thërrasin të gjithë, karrierën e tij në futsal është duke e zhvilluar në njërën ndër skuadrat më të forta Evropiane “Futsal Minerva”, e cila është duke marrë pjesë në Ligën e Kampionëve, ndërsa Toni është njëri ndër futbollistët kyq të kësaj skuadre me traditë

Për futbollistin 26 vjeçar, Meriton Salihu, është krenari që veshë e djersit fanellën e Kombëtares së Kosovës duke dhënë një kontribut tejet të madh, dhe i cili ka fjalë të mëdha për bashkëlojtarët e Përzgjedhësin e Kosovës, Arben Simitqiun.
“Ne jemi një grup i mirë i futbollistëve në Kombëtaren e Kosovës, çdo dit e më tepër po rritemi dhe po tregojmë rezultate të kënaqshme, vetëm në këtë mënyrë të bashkuar mundemi ti arrijmë synimet tona por normal duhet pak kohë pasiqë jemi një Kombëtare e re por me shumë perspektivë”, thekson Toni.

Në turneun e madh “Continental Futsal Championship 2021”, të futsal-it në Tajlandë ku ishin pjesëmarrëse: Tajlanda, Lituania, Irani, Uzbekistani Egjipti, Mozambiku, Tagjikistani e Kosova, u treguan ndeshje mjaft interesante, ndërsa Meriton Salihu nga katër paraqitje ka shënuar ndaj Uzbekistanit e Tajlandës.

Fundamenti

Futbollistët nga Kosova nga katër ndeshje të zhvilluara kanë arritur vetëm një barazim ndaj Tajlandës me rezultat 6-6, ndërsa kanë pësuar nga Uzbekistani 6-3 Mozambikut 2-1 dhe Lituanisë 3-2.
“Ishin ndeshje mjaft të forta, por edhe kundërshtarët ishin me përvojë të madhe, ne kemi treguar futboll shumë të bukur dhe angazhim tek të gjithë bashkëlojtarët e mi na ka munguar pak eksperienca ndërsa mundem të them lirisht se të gjitha Kombëtaret pjesëmarrëse kanë qenë të befasuara me paraqitjet tona në parket për së miri”, shprehet anësori i Kombëtares së Kosovës, Meriton Salihu.

26 vjeqari Meriton Salihu ka zbuluar edhe agjendën me skuadrën e tij “Futsal Minerva” në Ligën e Kampionëve.
“Ne si skuadër kemi aspirata të mëdha në Ligën e Kampionëve, kemi skuadër shumë të mirë me futbollist cilësor dhe do të japim gjithçka nga vetja për të mirën e klubit”.

Siç bën të ditur Meriton Salihu, Kombëtarja e Kosovës nga Tajlanda do të rikthehet në Kosovë të shtunën, ndërsa futbollisti Meriton Salihu do të udhëton drejt Kosovës e Gjilanit për ti kaluar pushimet verore në shtetin e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.