Mobi Casa

Futbollisti Feriz Sadiku nënshkruan për skuadrën zvicerane FC Will

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Talenti i madh i futbollit me prejardhje nga Kosova pikërisht nga Petroci i Gjilanit, Feriz Sadiku, këto ditë ka nënshkruar kontratë me skuadrën zvicerane FC Will.

17 vjeqari i cili karrierën e kishte filluar në St Gallen para 6 muajve e kishte dërguar Sadikun në FC Will si huazim por skuadra e FC Will ka shprehur interesim për Sadikun duke i ofruar kontratë dy vjeçare.

FC Will e cila bën gara në Swiss-Challenge League, është një skuadër me traditë të gjatë futbollistike e formuar në vitin 1900, ndërsa stadiumi i saj ka kapacitetin e 6,000 ulëseve, ndërsa Sadiku tani për dy vite do ta djersit fanelën “zi e bardh” të FC Will.

Uji Dea

“Karrierën futbollistike e kam filluar që nga mosha 7 vjeçare në St Gallen, në pozitën e mesfushorit ofanziv ku jam duke luajtur ende këtë pozitë, para 6 muajve zyrtarët e St.Gallen më kanë transferuar tek FC Will por këta të fundit kanë kërkuar që të jem pjesë e tyre duke më ofruar kontratë dy vjeçare dhe për këtë jam i lumtur pasiqë skuadra e FC Will ju jep shumë hapësirë futbollistëve të rinjë”.

Talenti shqiptar, Feriz Sadiku në fillim të këtij viti kishte pasur oferta nga shteti i Maqedonisë dhe ai i Zvicrës, për të qenë pjesë e tyre por një gjë të tillë e kishte refuzuar kategorikisht.

“Është shumë e vërtet që kam pasur oferta por nuk kam dashur të jem pjesë e tyre, zemra ime ka rreh për shtetin e prindërve të mijë Kosovën dhe jam shumë krenar që Përzgjedhësi, Ramiz Krasniqi, më ka bërë ftesë të jem pjesë e saj, ndërsa mua më mbetet të dëshmohem me lojën time për shtetin e Kosovës dhe për skuadrën e re timen FC Will”, është shprehur talenti shqiptar, Feriz Sadiku./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.