ARKATANA

Futbollisti Elvis Bettulat kalon sprovat në Freiburg por e kërkojnë shumë klube evropiane

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Futbollisti me prejardhje nga Gjilani 16 vjeqari, Elvis Bettulat, i cili po bën karrierë në Francë tek skuadra Ain Sud Partnere e Olympique Lyon, me mjaft sukses ka kryer sprovat tek skuadra Gjermane e Bundesligës Freiburg.

“Ka qenë një javë shumë e mundimshme dhe profesionale tek Freiburg në Gjermani gjithçka ka shkuar super, për një javë i kam kaluar të gjitha testet mjekësore, kondukcionale, taktike si dhe kemi pasur ndeshje kontrolluese, ja kam arritur qëllimin dhe i kam bindur drejtuesit e kësaj skuadre të mëdha të futbollit Gjerman”, ka bërë të ditur 16 vjeqari, Elvis Bettulat.

Talenti i Elvisit nuk ka mbetur pa u vërejtur nga shumë klube të mëdha evropiane, këto ditë ka marrë ftesë nga skuadra Gjermane Stuttgart dhe dy klubeve nga Franca, Nancy dhe nga klubi i principatës Monaco.

“Ende nuk kam vendosur se ku do ta zhvilloj karrierën time futbollistike, skuadra e Freiburgut mi ka parashtruar ofertat e saja por menjëherë kam marrë ftesë nga tri skuadra tjera Stuttgart, Nancy dhe Monaco, në konsultim me prindin tim të cilin e kam njeherit edhe menaxher (Franck Bettulat), shumë shpejt do të përzgjedhim klubin tim të ri”.

Uji Dea

Qendërmbrojtësi shtatëgjat (1,73) i cili ka idol Lorik Canën dhe Sergio Ramos, ka theksuar se do t`i mbron ngjyrat e Kombëtarës së Shqiprisë.

“Një kohë të gjatë isha në dilemë, por kam vendosur që ngjyrat e futbollit të Shqipërisë do ti mbroj, pasiqë e shohë karrierën time më me perspektivë”.

Nuk është i vetmi talent si Elvisi që po i ikin futbollit të Kosovës, Federata e futbollit të Kosovës duhet më tepër ti përcjellë talentët e saj nëpër klubet evropiane./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.