United Hospital

Futbollisti 12-të vjeçar Selami Azemi mahnitë trajnerët Zvicran

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Talenti i madh nga Malisheva e Gjilanit, Selami Azemi, i cili është pjesë e SC Gjilani, me talentin që posedon ky futbollist po paralajmëron një karrierë të shkëlqyer futbollistike.

Selamiu i cili mbi supet e tij ka 12 vite, por në fushën e blertë të futbollit të lë një përshtypje që kemi të bëjmë me një futbollist shumë të pjekur.

12 vjeqari nga moshatarët e tij dallohet si për nga cilësia e futbollistit por edhe nga edukata të cilën e ka ky talent dhe me të drejt është një perspektivë e ndritshme jo vetëm për SC Gjilanin por edhe për futbollin e Kosovës.

Futbollisti Selami Azemi i dashuruar pas lojës së futbollit, thekson se loja e futbollit për të është një dashuri që nuk do të shuhet.
“Jam shumë i gëzuar që gjendem në SC Gjilani, jemi një grup i madh i talenteve të futbollit por kemi edhe trajnerin shumë të mirë që po na zbulon fshehtësitë e futbollit. Për mua loja e futbollit është gjithçka dhe ëndërroj që një ditë të jem pjesë e një skuadre me emër”, thekson Azemi.

Talentin Selami Azemin e karakterizojnë shumë gjëra në fushën e futbollit, ai është një organizator i lojës ndërsa pozita ku mund të jep kontribut të madh është mesfushor ofanziv.
“Më së shumti më pëlqen pozita e mesfushorit ofanziv, pasi që jam më afër portës kundërshtare dhe është një pozitë që bashkëpunon gjatë 90 minutave me bashkëlojtarët ku varet edhe loja e skuadrës”, shprehet Azemi.

12 vjeqari Selami Azemi e karekterizon edhe përgaditja fizike, pasimet e sakta, driblingu, gjuajtjet e fuqishme por edhe posedimin e topit në këmbë, Azemi ka një vequri të rrallë pasi që me dy këmbët luan mjaft mirë por si armë të fortë e ka këmbën e djathtë që në të shumtën e rasteve është bërë “vrastare” për portat kundërshtare.

Hidromorava

“Një ditë shpresojë të jem në rrugën e dy futbollistëve që më së shumti i adhuroj Messin dhe Neymar, pasi që nga ata varet edhe fati i skuadrës ku ata luajnë dhe janë idolët e mi të futbollit që më shtyn të punojë edhe më tepër”.

Talenti i tij nuk ka mbetur pa u vërejtur edhe jashtë Republikës së Kosovës, Azemi për një javë ishte në sprova tek skuadra e mirënjohur Zvicrane Winterthur, ku dhe u pëlqye nga shumë trajner Zvicran.

“Për një javë isha në skuadrën Winterthur në sprova më ndihmën e disa skautve të futbollit, për një javë në këtë klub më kanë testuar në të gjitha elementet e futbollit siç janë shpejtësia qëndrueshmëria, driblingun, forcën gjatë ndeshjes, gjuajtjet nga pozitat e ndryshme të fushës si dhe kemi patur ndeshje kontrolluese dhe sipas trajnerëve i kam plotësuar të gjitha kushtet të cilat i kanë kërkuar nga unë dhe ka mbetur vetëm që të kontaktojmë pas disa muajsh prapë me njohësit e kësaj skuadre Zvicrane”.

Se për çfarë talenti kemi të bëjmë një gjë të tillë e konfirmon edhe trajneri i kategorive të reja në SC Gjilani, Brezart Ismaili.
“Selamiu është një futbollist i talentuar dhe kemi fat që e kemi në mesin tonë, ai ka një vizon të madh gjatë lojës dhe ka një pjekuri të madhe edhe pse luan në kategorinë e Fatosave, jam i bindur se me punë Selamiu me të drejt është një ardhmëri e futbollit të Kosovës”.

Talenti siç është Selami Azemi duhet përkrahur në të gjitha mënyrat që ky futbollist i ri t`i arrijë synimet e tija futbollistike, duhet investuar dhe ndihmuar në këtë talent që nesër të jemi krenarë në fusha të futbollit për futbollistin nga Malisheva e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.