Fundamenti

Futbollistët e Përfaqësueses U19 grumbullohen për herë të parë në këtë vit

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Ekspedita e Përfaqësueses së Kosovës U19, për herë të parë në këtë vit kanë grumbullimin e tyre me 25 Janar për dy ditë, ku do të grumbullohen në stadiumin e 2 Korrikut në Prishtinë.

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U19, Ramiz Krasniqi, lidhur me grumbullimin e parë në këtë vit ka theksuar.
“Do të jetë grumbullimi i parë në këtë vit, do të bëjmë përpjekje që në mesin e këtyre futbollistëve të përzgjedhim më të mirët gjithsej do të jenë 32 futbollist, por kësaj radhe më tepër dominojnë futbollistët vendor ndërsa kemi ftuar një grup të vogël të futbollistëve të cilët luajnë jashtë Kosovës, për dy ditë radhazi çdo futbollist do ta përcjellim nga afër për të qenë sa më të përgatitur për ndeshjet të cilat na presin në fillim të nëntorit”.

Krasniqi ka bërë të ditur se me 16 shkurt ekspedita e Përfaqësueses së Kosovës, do të udhëton në shtetin e Italisë ku do të marrin pjesë në një turne ndërkombëtar.

Mobi Casa

“Do të jemi pjesë e një turneu të madh futbollistik në Itali me 17 shkurt të këtij viti, do të përballemi me Italinë, Greqinë, Anglinë, Uellsin dhe me Përfaqësuesen e Kantonit të Lazios, do të jetë një sprovë e madhe për Përfaqësuesen tonë, në këtë turne të futbollit do të shohim nga
afër se sa jemi të barabartë me këto Kombëtare Evropiane”.

Siç dihet Përfaqësuesja e Kosovës U19 do të bënë gara në Grupin e 5, ku do të ballafaqohet me Rusinë, Polonin e Uellsin, ndërsa garat do të mbahen në shtetin e Uellsit me 13-19 Nëntor./rajonipress/