Futboll: Balotazhi i Superligës në “Ankand”
Gjilan – Edicioni i garave të futbollit në Superligën e Kosovës në futboll ka hyrë në finish të saj, gjerë në përfundim të edicionit të garave kanë mbetur të zhvillohen edhe 6-të javë. Dy skuadrat futbollistike të qytetit të Gjilanit, KF Drita dhe KF Gjilani, 6-të javët e ardhshme i presin me emocione të ndryshme.
KF Gjilani i cili deri pak javësh më herët pretendonte titullin e kampionit siç po shihet po kënaqet me mesin e artë në tabelën e klasifikimit i cili gjatë tërë edicionit të garave patë baticat dhe zbaticat e saj.
Tek skuadra “bardh e kaltër” e Dritës gjërat qëndrojnë krejtësisht ndryshe duke i pritur 6-javët nën ankthin futbollistik.
Fitorja e të shtunës në ballafaqim më Drenicën ka bërë që KF Drita ti rritë gjasat që ti ikë edhe balotazhit në fund të edicionit të garave.
Nga 6-të ndeshjet e mbetura skuadra e Dritës tri herë do të jetë udhëtuese, po aq do të jetë si vendëse me një orar mjaftë të ngjeshur.
Pas 27-të javë Drita ka grumbulluar 32 pikë nëqoftëse i llogarisim edhe 9 pikë të fituara si vendëse do ti kishte 41 pikë, a do të mjaftonin këto pikë që të largohet nga zona e barazhit?, vështirë se nuk do të mundë ti ikte kësaj sfide të padëshiruar.
Drita si vendëse do të takohet me Vushtrrinë e cila është përshëndetur nga Superliga, Drita do të jetë nikoqire e Trepçës 89 e cila ka siguruar kreun e tabelës së klasifikimit dhe në javën e fundit do të ballafaqohet me rivalin lokal Gjilanin i cili po ashtu ka siguruar mesin e tabelës.
Si mysafire ndeshjet e saja do ti zhvillon me Prishtinën e cila po ashtu është në zonë të rrezikuar të balotazhit, do të jetë mysafire e Istogut i cili ka humbur gjasat për mbijetesë dhe në javën e parafundit do të udhëton në Pejë në ballafaqim me Besën.
Sipas kalendarit të garave dhe skuadrave direkte për balotazh futbollistët e Dritës së paku duhet importuar edhe 4 pikë ndërsa gjasa për ta bërë një gjë të tillë janë udhëtimet e saj në Istog për fitore dhe një pikë për të importuar nga Peja.
Kalkulimet të cilat janë duke u bërë në tërë vendin sipas njohësve të futbollit çelësin kryesor do ta ketë skuadra nga Mitrovica Trepça 89 pasi dy skuadrat Liria dhe Prishtina do të jenë mysafire në Mitrovicë, por shumë gjëra do të qartësonte edhe ndeshja Gjilani- Drenica dhe Llapi – Drenica.
Se cilat janë dy skuadrat të cilat do ta përjetojnë balotazhin vështirë të thuhet dhe me të drejt themi se dy vendet e balotazhit janë në Ankand.
Për t`ju përkujtuar dashamirëve të futbollit po ju sjellim 6-të javët e mbetura të cilat do të zhvillohen me plotë ankth, për të pasur sa më të qartë ndeshjet e mbetura janë këto:
Java 28
Gjilani – Drenica
Besa – Llapi
Trepça ’89 – Feronikeli
Istogu – Hajvalia
Vushtrria – Liria
Prishtina – Drita
Java 29
Drenica – Prishtina
Drita – Vushtrria
Liria – Istogu
Hajvalia – Trepça ‘89
Feronikeli – Besa
Llapi – Gjilani
Java 30
Llapi – Drenica
Gjilani – Feronikeli
Besa – Hajvalia
Trepça ’89 – Liria
Istogu – Drita
Vushtrria – Prishtina
Java 31
Drenica – Vushtrria
Prishtina – Istogu
Drita – Trepça ‘89
Liria – Besa
Hajvalia – Gjilani
Feronikeli – Llapi
Java 32
Feronikeli – Drenica
Llapi – Hajvalia
Gjilani – Liria
Besa – Drita
Trepça ’89 – Prishtina
Istogu – Vushtrria
Java 33
Drenica – Istogu
Vushtrria – Trepça ‘89
Prishtina – Besa
Drita – Gjilani
Liria – Llapi
Hajvalia – Feronikeli


