UBT

Fushë Krujë, sherr për ndeshjen e futbollit, vritet me thikë 19-vjeçari

/ 1 minutë lexim

Një 19-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së mërkurës në Fushë Krujë, pas një sherri për ndeshjen e futbollit, në një lokal në fshatin Borizanë.

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se Florjan Kadiu u qëllua me thikë nga një 28-vjeçar, me të cilin ishte konfliktuar për shkak të një basti sportiv, njofton BW.

Mësohet se të rinjtë po ndiqnin ndeshjen Dortmund-Real Madrid, në një nga lokalet e fshatit Borizanë, kur janë konfliktuar për shkak të rezultatit të ndeshjes.

Mobi Casa

Sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e thikave, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 19-vjeçarit.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Ndërkohë autoritetet bëjnë të ditur se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Durim Daka, 28 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. /Telegrafi/