Fushatë gënjeshtrash për zhvatjen e komunave

/ 9 minuta lexim
Eco Higjiena

Teksa fushata zgjedhore për zgjedhjet e 22 tetorit po rrëshqet në javën e saj të dytë, analistët politikë konstatojnë se edhe kjo garë po shkon me premtime krejtësisht të kota dhe të imagjinuara që nuk japin asnjë shpresë për ndryshime, sepse sërish qytetarët po dëgjojnë gënjeshtra të përsëritura, pikërisht nga njerëzit e inkriminuar nga të gjitha partitë politike, të zhytur deri në fyt. Qytetarët nuk po u besojnë më asnjërit premtim të politikanëve të të gjitha partive politike nëpër fushata, pasi po shihet ashiqare që të gjitha, pa dallim, janë të uritura ekskluzivisht vetëm për pushtet e për para,që pastaj të marrin tenderë dhe të zhvatin pasuritë e popullit.

PREMTIMET E POLITIKANËVE RICIKLOHEN SËRISH

Partitë tentojnë të manipulojnë votuesit

“Të gjithë janë duke vrapuar të bëjnë fushatë që kur të vijnë në pushtet t’i realizojnë qëllimet e tyre zhvatëse dhe përfituese, e jo që të ndryshojnë gjendjen për të mirë. Këto subjekte garuese politike nuk janë të reformuara, nuk i kanë spastruar radhët nga njerëzit e implikuar në krim të organizuar dhe në korrupsion”, theksoi analisti Skënder Mulliqi

Teksa fushata zgjedhore për zgjedhjet e 22 tetorit po rrëshqet në javën e saj të dytë, analistët politikë konstatojnë se edhe kjo garë po shkon me premtime krejtësisht të kota dhe të imagjinuara që nuk japin asnjë shpresë për ndryshime, sepse sërish qytetarët po dëgjojnë gënjeshtra të përsëritura, pikërisht nga njerëzit e inkriminuar nga të gjitha partitë politike, të zhytur deri në fyt. Qytetarët nuk po u besojnë më asnjërit premtim të politikanëve të të gjitha partive politike nëpër fushata, pasi po shihet ashiqare që të gjitha, pa dallim, janë të uritura ekskluzivisht vetëm për pushtet e për para,që pastaj të marrin tenderë dhe të zhvatin pasuritë e popullit.

Kjo i bënë qytetarët që të mos ndërrojnë mendje, por të mendojnë se si dhe kur të ikin diku larg vendit në kërkim të një jete më të mirë dhe për të shpëtuar nga këto rrjete kriminale. Analisti politik Hidajet Ahmeti pohon se partitë po bëjnë fushatë sikur të ishte në dorën e tyre një shkop magjik për t’i zgjidhur të gjitha problemet e qytetarëve, por realisht premtimet e tyre janë jashtë mandatit ligjor e kushtetues. “Në njërën anë duke përdorur këtë “strategji” për vjeljen e votës, kurse në anën tjetër duke manipuluar me ndjenjat dhe vullnetin qytetarëve të lodhur nga ky mjerim socioekonomik”, u shpreh ai për “Kosova Sot”.

Qytetarët po vetëdijësohen

Sipas Ahmetit, qytetarët nuk mund t’u besojnë premtimeve të partive politike, të cilat gënjyen qytetarët që nga pas lufta, pasi kanë një përvojë të hidhur nga premtimet megalomane të tyre. “Gjykoj se qytetarët e Kosovës janë vetëdijësuar në kontekstin progresiv e kritik, brenda mendësisë së tyre ka ndodhur një revolucion në kontekstin demokratik, i cili u dëshmua në zgjedhjet nacionale të qershorit, por do të dëshmohet edhe në zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Qytetarët janë shumë të vetëdijshëm se ndryshimi ndodh nga poshtë-lart, duke çrrënjosur krimin, korrupsionin e duke vendosur komunat në binarë të duhur”, theksoi ai. “Logjika e deritanishme e qeverisjes lokale ka dëshmuar se kryetarët e komunave janë shumë të fuqishëm në raport me qytetarët, nëpunësit civilë, por edhe në raport me “menaxhimin” e parasë publike në mënyrë “racionale”.

Kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës kanë kapur mekanizmat institucionalë, duke keqpërdorur buxhetin komunës, duke punësuar militantë partiakë e duke dhënë tenderë operatorëve ekonomikë të afërt me kryetarin apo operatorëve ekonomikë, të cilët kanë financuar dhe financojnë partitë politike më mënyrë të jashtëligjshme. Transformimi i tillë i mandatit të kryetarit të komunës, një transformim radikal, nga një mandat të kryetarit prej qytetarit, nga qytetari e për qytetarin, në një mandat prej qytetarit, nga qytetari, por për klientelën e kryetarit. Prandaj, nga kjo logjikë rrjedhëse është ndërtuar një bazament për komoditet të politikanëve karrieristë, duke e varfëruar xhepin e qytetarëve e duke pasuruar xhepin i tyre”, ka vlerësuar Hidajet Ahmeti.

Mobi Casa

Politika, çerdhe kriminale

Edhe gjykimi i analistit Ali Hertica është shumë kritik për premtimet e deritanishme në fushatë. “Tani, subjektet politike thuajse janë shteruar me të gjitha premtimet, të cilat i kanë dhënë shumë e shumë herë më parë dhe tani nuk po shohim thuajse asgjë të re, vetëm një lloj riciklimi total të mashtrimeve klasike, por që kurrë nuk u realizuan asnjë nga premtimet që i kanë dhënë”, u shpreh ai . “Po ndodh kështu, sepse e tërë kjo klasë politike është e inkriminuar në krim ekonomik dhe politik, dhe thuajse politika është bërë çerdhja më e sigurt e strehimit të kriminelëve dhe banditëve që po i sjellin të keqen e pashërueshme qytetarit, atij që në botën demokratike do të duhej të ishte sovrani i ligjshëm i shtetit”, theksoi Hertica. Ndërsa, analisti Arsim Haziri ka vërejtur se fushata zgjedhore, jo edhe prej të gjitha subjekteve politike, përcillet me premtime të rrejshme dhe të paprekshme në aspektin politik e buxhetor, sepse ka edhe disa premtime të kapshme atykëtu. Ai thotë se mashtrimet më të mëdha po i bëjnë ata që ishin deri dje në pushtet. “Aktualisht, fushata e subjekteve, të cilat kanë qenë në pushtet, jashtëzakonisht shumë përcillet me premtime dhe prioritete, të cilat janë vetëm sa shpërfaqin më shumë atë demagogjinë e paskrupullt të tyre në raport me opinionin. Konsideroj se këto zgjedhje ndoshta do të ndëshkojnë ato pushtete, të cilat përpos që materializuan klikën e padrejtë, ato stagnuan edhe çdo mundësi për shoqërinë si trup publik”, tha Haziri për “Kosova Sot”.

Matrapazët dominojnë shtetin

Edhe analisti Skënder Mulliqi ka pohuar se avazi i vjetër i fushatave më shumë premtuese sesa të realizueshme po vazhdon edhe për zgjedhjet e 22 tetorit. “Të gjithë janë duke vrapuar të bëjnë fushatë që kur të vijnë në pushtet t’i realizojnë qëllimet e tyre zhvatëse dhe përfituese, e jo që të ndryshojnë gjendjen për të mirë. Këto subjekte garuese politike nuk janë të reformuara, nuk i kanë spastruar radhët nga njerëzit e implikuar në krim të organizuar dhe në korrupsion”, theksoi ai.

Mulliqi tha se tani edhe vendimin e Gjykatës Supreme për rikthimin në garë të personave me biografi kriminale të larguar nga KQZja, u kundërshtua nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O Conel, i cili e quajti si shumë të papranueshme, skandaloze dhe kriminale. “Ky vendim i Gjykatës është treguesi më i mirë se gjithçka në Kosovë është vënë nën kontroll të rreptë të strukturave në pushtet, të cilat struktura janë duke bërë që nga ky vend të ikë kush mundet sa më parë. Duket qartazi se dikush është duke punuar për një platformë të tillë, do të thosha antikombëtare të largimit masovik nga Kosova. Fushatat nuk bëhen me mafiozë politikë, me skenarë të ndryshëm që me çdo kusht të vihet në pushtet, me qëllim të vazhdimit të hajnive të të mirave materiale të këtij populli të gjunjëzuar”, vijoi më tutje ai. “Thonë se shpresa vdes e fundit, e kjo shpresë është duke vdekur, sepse Kosova është mbushur me lloj-lloj kriminelësh dhe matrapazësh politikë, të cilët nuk janë të interesuar për të bërë shtet, veç për të pasur pushtet”, ka vlerësuar Skënder Mulliqi për “Kosova Sot”.

Partitë t’ua hapin dyert figurave të reja

Gjykim më të matur ka analisti Albrim Badallaj. Ai thotë se, pavarësisht premtimeve që po bëhen, qytetarët janë vetëdijë- suar dhe do të votojnë vetëm për platformën qeverisëse më të mirë që ofrohet nga subjektet politike, meqë vetëm përmes kësaj forme ka një lloj garancie për investimet dhe formën e qeverisjes që do ta bëjnë, nëse vijnë në ekzekutivet komunale njerëzit me programe konkrete, edhe pse shpeshherë ata po dalin përtej platformave dhe premtimeve. Ai thotë se për dallim nga e kaluara, disa parti politike kanë marrë guximin dhe kanë sjellë figura të reja dhe të painkriminuara. “Edhe në listat zgjedhore ka një progres, meqë personat që janë dënuar ose kanë raste të hapura gjyqësore, në 3 vjetët e fundit, nuk janë përfshirë në listat zgjedhore. Kësisoj, besoj që do të ketë një fushatë më të qetë elektorale, pa premtime të mëdha boshe dhe se qytetari do të zgjedhë personat të cilët mbajnë fjalën dhe nuk kanë afera. Ardhja në shprehje e disa figurave të reja nëpër partitë politike është një indikator i qartë që partitë e kanë marrë mesazhin e popullit se nuk i dëshirojnë më figurat e tejkonsumuara dhe kjo u faktua edhe në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit”, tha Badallaj për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)