UBT

Fushata për zgjedhje komunale, të mbahet apo jo?

/ 5 minuta lexim

Nga Nuhi Nuhiu – Po afrohet data, kur do të fillon edhe zyrtarisht fushata për zgjedhje Komunale! Pasi që Republika e Kosovës, ka një trup elektoral mbi 1.5 milion votues, por, në votime dalin jo më shumë se 8 qind mijë, a vlen të kemi fushatë? Sidomos në zgjedhje lokale ku për kandidat për këshilltar komunal kemi një mesatare të 30 kandidatëve, sa ia vlen të mbahet fushata?

Këta kandidat, kanë aq konkurrencë të madhe mes veti, sa të gjithë kanë lidhje familjare, pavarësisht cilit subjekt politik i takojnë! Partitë politike, në pamundësi për të bërë joshëse të rejat e të rinjët me programet e tyre për katër vite, ato bëjnë vrapin pas gjeneratave të reja për t’i fut në listat zgjedhore, sa për të ju sjellë një grusht votave, bartëseve të listave!

Kjo, formë e të bërit politikë në baza ditore kjo do të hakmerret edhe partive politike, por, ajo që është edhe më e keqe, një pjesë e madhe e kandidatëve sidomos për të rinjët, do të jetë zhgënjimi dhe mashtrimi i tyre nga ata të cilët qe njëzet vite sillen e sorollaten në ruletin politik shqiptar!

Të rinjët, me futjen e tyre në minutat e fundit në garën zgjedhore, shumë rënd do ta ndiejnë humbjen dhe për ta politika, do të jetë e gërditshme dhe neveritshme! Kjo, lojë me rinin do ta ketë koston e shtrenjtë për skenën politike në Kosovë!

Po të analizohen listat dhe emrat del se “selektori” i partisë politike vendin e ka në numër një, bartës i listës,e të tjerët sipas preferencës së tij,vazhdon me ata që i tregojnë muskuj në parti, dhe vazhdon me servilët partiak!

Ky mishmash në lista, aspak nuk i bën nderë partive politike, por, edhe kandidatëve, e për votuesit krijon një huti! Përse kjo lojë me individ dhe me personalitete të caktuar, përse kjo lojë me kuadro të reja ?

Aq larg kanë shkuar”selektorët”, e partive politike sa, në lista kanë futur edhe individ të cilët janë të një familje, edhe krijojnë rivalitet në familje, e përçarje !

Kënd, tani votues t’a voton xhaxhain, vëllaun, motrën, tezen, kushërirën? Me këtë çështje “selektorët”, as që kanë dashur të ndalen e të analizojnë ku i shpie kjo ç`asje me këtë mentalitet!

Në katër parti të ndryshme pesë anëtar të familjes në rrethin e gjerë familjarë kandidat! Si të bëhet fushata? Tani, më s’ka vend për fushat shtëpi në shtëpi, por, një formë e re nga dhoma në dhomë të bëhet fushata!

Sepse, në familje tani votat janë të ndara, askush s’mund të propozojë në familje kënd me e votuar ! Kryesore “selektorit”si prijës i listës votat i garantohen,dhe ai do të jetë në Kuvendin Komunal, dhe për katër vite do të shpërblehet për gjumin që e bënë dhe do të krekoset me CV e tij se ishte kaq vite këshilltar komunal!

KKGJILAN

Kandidatët për Kryetar Komune, përse të mbajnë fushatë? Ata të cilët më së paku një mandat ishin Kryetar Komune, çfarë programi mund të shpalosin ? Katër vite, treguan se këto janë aftësitë e tyre për menaxhimin e një Komune, qytetari e njeh fortë mirë këtë person, çka të thotë tani, jo unë më s`jam ai i para tetë apo katër viteve ?

Qytetarët janë të lodhur me retorikën e këtyre kandidatëve, të cilët as vet s’e di se çka po thonë….??!!! Kandidatët e rinj, që për herë të parë që garojnë për Kryetar Komune, çka është për ta fushata?

Këta, kandidat s’janë personalitete të panjohura në opinion, sepse, ose ishin deputet, apo janë deputet, njashtu edhe disa kandidat që kishin role të caktuara në Qeveri, apo në Administratë Komunale!

Nga kjo shihet se, të gjithë janë të njohur për publikun, me përjashtim të ndonjërit nga shoqëria civile! Kujt, i duhet fushata e këtyre kandidatëve, si për Këshilltar Komunal, njashtu edhe për kandidat Kryetar Komune?

Kjo, fushatë mund t’i hyj në punë vetëm atyre të cilët janë të interesuar të bëjnë shpëlarjen e parave ! Këta, me fatura fikse për shpenzime edhe për pesë ditë fushate mend të paraqesin mijëra euro të shpenzuara !

Por edhe të ketë fushatë një mujore, apo një javore, qytetari ka vendosur kënd do ta votojë! Kandidati edhe të ketë program, por, edhe pa program, vota shkon te xhaxhai, nipi, kushëriri, tezja, halla e daja !

Kemi kohë ne në shqiptari për të menduar për programe! Ky, shekull le të jetë shekull i xhaxhait, dajës, tezës, kushërirës e kushëririt, do t’i vie koha edhe programit! Tani, do të votojmë për t’iu ndihmuar njerëzve në “nevojë” sepse këta kandidat s’kanë të ardhura në familje!

Në vend, se në çdo zgjedhje të kemi përfaqësim më me vlera profesionale në Kuvende Komunale dhe në nivelin qendror të jetë, tani është e kundërta! Katër vite këshilltar komunal, katër diskutime apo propozime nuk i paraqitën për qytetarët ! Pozita, bënte gjumë, por opozita edhe më e lodhet besa edhe ia mbante ison Kryetarit të Komunës!

Nëse, mbahet fushat kjo mbahet për t’a bartë virusin, e jo për të zgjedhur e votuar më të mirët!