GRANDEMALL

Fushata ndërgjegjësimi për nxitjen e të rinjve që të ndjekin kurse profesionale sipas nevojës dhe kërkesës së tregut të punës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Institute for Development Studies (IDS) po implementon projektin “Gjuha, burim i rritjes ekonomike – Rinia, burimi i pastër i urtësisë dhe shpresës” të financuar nga Zyra e Komisionerit për Gjuhët – Qeveria e Kosovës. Në vazhdën e aktiviteteve, Organizata Jo-Qeveritare Institute for Development Studies në bashkëpunim me Grupi Lokal i Veprimit GLV “Kalaja” Novobërdë sot ka organizuar aktivitetin e radhës ku është vizituar Qendra për Aftësim Profesional në Gjilan, ku janë mirëpritur nga drejtori Burhan Selamani dhe Nefail Haziri, zyrtar në QAP.

Rezultatet e këtij aktiviteti ishin : Përfaqësues të shoqërisë civile, zyrtar komunal dhe të rinjët e komunave Gjilan, Novo Bërdë dhe Partesh dhe grupet tjera të interesit janë njoftuar me kapacitet që posedon ky institucion.

Fushata ndërgjegjësimi për nxitjen e të rinjve që të ndjekin kurse profesionale sipas nevojës dhe kërkesës së tregut të punës. Projektin “Gjuha, burim i rritjes ekonomike – Rinia, burimi i pastër i urtësisë dhe shpresës” i mbështetur nga Zyra e Komisionerit për Gjuhët po punohet në ngritjen e urave të reja të bashkëpunimit reciprok, krijimin e lidhjeve midis institucioneve të ndryshme të cilat kanë avancuar dhe po avancojnë zhvillimin komunave e sidomos zhvillimin ekonomik lokal me fokus të veçantë fuqizimin e pozitës së të rinjve në proceset ekonomike veçanërisht në punësim si dhe aktiviteteve që kontribuojnë në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave gjuhësore

Fundamenti

Pjesë e aktiviteteve është edhe Zyra për Komunitete dhe Kthim Gjilan dhe Zyra për Integrime Evropiane Partesh.

Në tregun e sotëm të punës më shumë vlen një zanat sesa një diplomë. Qendra për Aftësim Profesional në Gjilan ofron këto lloje kursesh profesionale (Zdrukthëtar, Saldim, TIK, Administrim biznesi dhe Kontabilitet, menaxhim -Vetëpunësim, Dizajn grafik, Kuzhinier) ku të rinjtë mund të zgjedhin të regjistrohen falas./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.