UBT

Fury përkrah vëllezërit Klitschko: Edhe unë i gatshëm të luftojë për Britaninë e Madhe apo Amerikën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Tyson Fury është shprehur i gatshëm për të mbrojtur Britaninë e Madhe nga një sulm i mundshëm në të ardhmen, mbi frikën pas luftës që po zhvillohet në Ukrainë, atje ku Rusia po tenton pushtimin e saj.

Pasi Vladimir Putin urdhëroi forcat ruse që të futen në territorin ukrainas, Wladimir Klitschko, Vitali Klitschko e Oleksandr Usyk dolën të gjithë në vijën e frontit për të mbrojtur vendin e tyre.

Wladimir, të cilin Fury e mposhti më 2015 për t’u bërë kampion bote, u regjistrua në ushtrinë rezervë të Ukrainës përpara sulmit. Vëllai i tij Vitali, kryebashkiaku i Kievit, ka mbetur në kryeqytet gjithashtu për të ndihmuar.

Boksieri tjetër ukrainas, Vasyl Lomachenko, gjithashtu i është bashkuar luftës, shkruan Gazeta Express.

FITORJA

Dhe sot, në konferencën e tij hapëse për shtyp përpara përballjes me Dillian Whyte, Fury foli për gatishmërinë e tij për të marrë armët dhe gjithashtu zbuloi se familja e tij do t’i bashkohej atij.

I pyetur për heroizmat e vëllezërve Klitschko, Usyk dhe Lomachenko, “Gipsy King” tha: “Fantastike. Unë do të jem i pari që do të bashkohem nëse përfshihet Anglia ose Amerika. Unë do të jem i pari në radhë për këtë punë. Babai im po ashtu, dhe të gjithë djemtë”, tha fillimisht boksieri britanik.

“Ne të gjithë do të regjistrohemi për t’u mbrojtur. Unë mendoj se nëse jeni nga ai vend që jetoni atje, mbrojeni atë. Duaje gruan tënde dhe lufto për vendin tënd, këtë them unë”, shtoi 33-vjeçari, teksa pastaj komentet e tij morën duartrokitje në sallë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.