Uji Dea

“Furtunë” lëvizjesh në shërbimin diplomatik

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Përfundimi i mandatit katërvjeçar të ambasadorëve, përfaqësuesve diplomatikë dhe konsullorë të Kosovës në misione jashtë vendit po i mban nën ethe pothuajse gjithë “gardën” diplomatike. Ministria e udhëhequr nga Enver Hoxhaj nuk jep sinjale se kur do të vendosë përfundimisht me “fatin” e diplomatëve që iu ka përfunduar mandati, porse ajo që dihet deri më tani është se “furtunë” e madhe lëvizjesh do të ndodhë në shërbimin diplomatik gjatë ditëve të ardhshme.

Mirëpo, gazeta mëson se me Ligjin e ri diplomatët që qëndrojnë në një vend 4 vjet, pas përfundimit të mandatit në mënyrë të obligueshme do të kthehen në MPJ, ku duhet të qëndrojnë së paku 2 vjet. Zëdhënësi i MPJ-së, Artan Behrami thotë se ky dikaster qeveritar aktualisht është në proces të rotacionit, që nënkupton lëvizje të stafit diplomatik, pas përfundimit të mandatit të tyre në vendet ku kanë shërbyer.

FIDANISHTJA

“Me këtë rast, MPJ ka bërë një analizë të detajuar dhe duke u bazuar në prioritetet e Politikës së Jashtme, në aftësitë dhe përgatitjen profesionale, duke u bazuar në nevojat e brendshme të MPJ-së, në përputhje me këto ka ndodhur lëvizja e stafit diplomatik”, ka thënë ai.

Sipas tij, vetëm në vitin 2013 në MPJ janë kthyer rreth 13 diplomatë, të cilët do të vazhdojnë punën në departamente të rëndësishme në kuadër të MPJ-së, derisa disa të tjerë janë dërguar në misione diplomatike, varësisht nga prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës…. (“Zëri”)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.