RCCOLA

Furrtarët e Kamenicës, zbresin çmimin e bukës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Drejtori për Shërbime Publike dhe Inspektorat Ramadan Basha, bashkë me shefin e Inspektoratit Liridon Beqiri dhe furrtarët e Kamenicës, kanë mbajtur sot një takim të përbashkët. Në këtë takim, furrtarët të gjithë së bashku u dakorduan që çmimin e bukës ta zbresin prej 40 cent në 35 cent.

Sipas tyre, këtë vendim në bashkëpunim me DSHPAI e kanë marrë si shenjë solidarizimi për qytetarët e Kamenicës, pas vendimit për rritjen e taksës 100% nga Qeveria e Kosovës.

Drejtori Basha dhe shefi i inspektoratit Liridon Beqiri gjithashtu ua sqaruan furrtarëve në detaje për inspektimin që do të bëhet.

RCCOLA

“Gjatë inspektimit do të bëjë matjen e bukës për ta parë se a është pasha standarde dhe gjithashtu do të kontrollohen të gjitha mjetet transportuese të bukës për higjienën e tyre”, tha Basha.

Ndër të tjera, furrtarët diskutuan për sfidat që ata po i hasin pas rritjes së taksës, por ata janë të gatshëm që sado pak t’u dalin në ndihmë qytetarëve.

Drejtori Basha bashkë me zyrtarët e DSHPAI dhe Inspektoratin, falënderuan furrtarët për gatishmërinë e tyre në bashkëpunim./rajonipress/