Furnizojeni trupin tuaj me vitamina

I gjithë ushqimi që konsumojmë, pijet alkoolike apo zakone të ndryshme ndikojnë shumë në organizmin tonë. Prandaj të hani shëndetshëm, të hiqni dorë nga alkooli dhe të ushtroheni fizikisht mund t’ju japin përfitime shumë të mira shëndetësore. Ja disa nga ushqimet e shëndetshme që ju ndihmojnë në këtë proces.
Portokalli dhe molla
Portokalli është i pasur me vitaminë C, ndërsa molla është fruta më e pasur me vitaminë E, acid folik dhe vitaminë C. Është një nga frutat kryesore që përdoret në shumë dieta.
Kopra
Kopra është e pasur me vitaminë C, kalium, magnez dhe shpesh përdoret si ilaç për problemet e syrit ose ato të frymëmarrjes. Përmban fibra dhe ndihmon për një tretje më të mirë. Ju bën shumë mirë për forcimin dhe rigjenerimin e flokëve.
Uji
Uji është i thjeshtë por efektiv. Është thelbësore për shëndetin tuaj të pini sa më shumë ujë çdo ditë. Uji përbën 70% të trupit tuaj dhe ndihmon trurin të jetë i hidratuar. Rekomandohet të pihen 8 gota uji në ditë dhe nëse frekuentoni aktivitetin fizik, edhe më shumë.
Shega
Shega përmban vitamina A, C dhe E. Gjithashtu përmban acid folik dhe hekur, prandaj shegët konsiderohen shumë efektive për të mbajtur një lëkurë të freskët.
Perimet jeshile
Perimet si brokoli, spinaqi, lakra jeshile përmbajnë sasi të larta të vitaminave A, C, E, hekur, kalcium. Për të ngrënë sa më shumë perime kujdesuni t’i përdorni ato në sallatë ose t’i kombinoni me ushqimet e tjera.
Limoni dhe boronica
Përveç faktit që është i mbushur me vitaminë C, limoni ndihmon organizmin në procesin e tretjes. Provoni të konsumoni në mëngjes një gotë ujë të ngrohtë me lëng limoni. Në anën tjetër, boronicat ose manaferrat janë oksidues shumë të mirë dhe mbrojnë trupin nga mbiprodhimi i radikaleve të lira./ZËRI
Vitaminat: A, B, C, D, E
Proteinat: 31g
Mineralet: Hekur, kalcium, kalium