Fundamenti

Furnizimi me rrymë, mbetet sfidë për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në Forumin e nivelit të lartë “Siguria e furnizimit me energji elektrike”, ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, ka thënë se ky vit do të jetë sfidues për furnizim me energji elektrike.

Ai ka shtuar se ka edhe shumë sfida përpara për të cilat po punohet. “Kosova e Re do të fillojë këtë vit, ndërkaq për Termocentralin “Kosova A” është vështir të dekomisionohet në afatin e paraparë pasi kërkohet një studim i thellë për të parë çfarë duhet bërë”, ka deklaruar Stavileci, raporton lajmi.net.

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se sigurimi stabil i energjisë elektrike është një nga prioritetet e Qeverisë.
“Orientim themelor i yni është ndërtimi i Kosovës së Re dhe të shohim mundësinë për të plotësuar boshllëkun e Kosova A”, ka deklaruar Mustafa.

Mobi Casa

Ai ka shtuar se Qeveria mbetet e për kushtuar për shkëmbim të energjisë me Shqipërinë.

Ndërkaq, ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie, tha se Kosovës i duhet infrastrukturë e sigurt në furnizim me energji përmes së cilës sjellë investime dhe shton vende pune. Ai përmendi raportin e USAID që tregon se furnizimi i pasigurt me energji i kushton 300 milionë euro bizneseve në Kosovë. /Telegrafi/