Fundamenti

Furnizimi me libra për nxënësit e Preshevës ende mbetet problem

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, bëri të ditur për Radio Kosovën, se Qeverisa e Serbisë ka vendosur t’i përkthejë tekstet në gjuhën shqipe. Ndërsa, për njohjen e diplomave, ai tha se do të bëhet sipas Marrëveshjes së Brukselit.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, tha për Radio Kosovën se furnizimi me libra për nxënësit e Luginës së Preshevës është problem përtej çështjeve teknike, dhe është problem politik.

Ai bëri të ditur se ditë më parë është takuar në Beograd me ministrin e Arsimit të Serbisë, ku ka diskutuar për furnizimin me libra si dhe për njohjen e diplomave. Ministri Bytyqi tha se Serbia ka marrë një vendim që të përkthejë tekstet për nxënësit e Luginës.

“Kanë shprehur gatishmërinë që tekstet t’i përkthejnë. Tani kanë marrë edhe një donacion që tekstet t’i përkthejnë në gjuhën shqipe. Ne kemi shprehur gatishmërinë që t’i ndihmojmë me përkthim nga gjuha serbe në gjuhën shqipe”, tha ai.

Mobi Casa

Ndërsa, sa i përket çështjes së njohjes nga Serbia të diplomave, ministri Bytyqi tha se Serbia nuk po i kryen obligimet e saj sipas marrëveshjes me Kosovën.

“Po e them për herë të parë, ditë më parë në një vizitë në Beograd në takimet për Ballkanin Perëndimor, kam shfrytëzuar rastin dhe kam takuar ministrin e Arsimit të Serbisë, ku kam diskutuar hapur për çështje të teksteve për Luginën e Preshevës dhe për çështjen e diplomave, sepse Serbia vazhdon të mos i njoh diplomat tona. Ka qenë një diskutim jo i lehtë dhe që nuk ka rezultuar me ndonjë rezultat të mirëfilltë. Ajo çka është bërë e qartë është se jemi të vendosur që sipas Marrëveshjes së Brukselit, diplomat do të njihen nga të dyja anët.”

Ministri Bytyqi theksoi se së bashku me Qeverinë e Shqipërisë do të gjejnë zgjidhje, në mënyrë që nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës të mos mbesin pa tekste shkollore. Ai tha se gjatë takimeve që kanë pasur me Qeverinë e Shqipërisë, janë dakorduar për t’i koordinuar punët në mënyrë specifike për furnizimin me libra.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.