Fundamenti

Furçat e dhëmbëve, burim i vërtetë bakteresh

/ 2 minuta lexim

Zgavra e gojës është shtëpia e qindra llojeve mikroorganizmash të ndryshme, të cilat mund të transferohen në furçën e dhëmbëve gjatë përdorimit. Shumica e furçave të dhëmbëve ruhen në banjo dhe kjo i vë ato më në dukje të mikroorganizmave gastrointestinale. Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Mançesterit në Britani, rezultoi se në furçën e dhëmbëve mund të gjendeshin rreth 100 milionë baktere, duke përfshirë mikrobet fekale si E.coli.

Nëse e vrisni mendjen shpesh nga mund t’ju ketë ardhur një infeksion i caktuar, ka shumë gjasa ta keni marrë nga furça e dhëmbëve. Për këtë arsye duhet të keni kujdes të veçantë për higjienën orale dhe higjienën e përgjithshme.

Këshilla për ta mbajtur furçën e dhëmbëve sa më të pastër:

Shpëlajeni furçën e dhëmbëve sa herë e përdorni me ujë të rrjedhshëm, mos përdorni solucione për ta larë atë.
Lëreni furçën të thahet vetë në temperaturën e ajrit.

KKVITI

Mos përdorni furçë dhëmbësh të mbuluar (me mbajtësen e saj plastike), sepse bakteret zhvillohen më shumë aty.
Mbajeni furçën në një gotë me kokë lart.

Mos e mbani furçën në tualet, mbajeni në dhomën e gjumit.
Mos përdorni asnjëherë furçën e dikujt tjetër.
Ndryshoni furçën e dhëmbëve çdo 2-3 muaj.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi