Fundamenti

Fuqia shëruese e fibrave

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Me siguri tashmë e dini që fibrat mundësojnë balancimin e tretjes. Por a keni ditur që fibrat mund të parandalojnë sëmundjet e shpeshta, madje vdekjeprurëse? Shtimi i konsumimit të fibrave është i lehtë sepse ekzistojnë shumë ushqime që janë të pasura me fibra.

Kanceri i gjirit

Shkencëtarë kanë dëshmuar që niveli shumë i lartë i insulinës në trup mund të nxisë zhvillimin e kancerit të gjirit.

Hani të paktën 3 porcione me drithëra të plota në ditë. Ata mund t’i gjeni në corn flakes, pasta ose oriz, si dhe bukën nga drithërat e papërpunuara. Provoni të përzieni një filxhan drithëra nga drithërat e plota me një çerek filxhani me pemë të thata ose të freskëta për të përmbushur nevojën e trupit për fibra dhe pemë.

Kanceri i zorrës së trashë

Fibrat do të nxisin tretjen dhe të gjithë komponimet potencialisht kancerogjene do ta lëshojnë trupin mjaft shpejt që të mos shkaktojnë asnjë dëm.

Konsumoni 25 deri 35 g fibra në ditë. Tri porcione nga drithërat e plota do të plotësojnë këtë nevojë ditore. Për të rritur konsumin e fibrave konsumoni bimë bishtajore, arra dhe fara.

Diabeti

Mobi Casa

Tërshëra dhe fasulet përmbajnë fibra që janë të tretshme në ujë dhe në këtë mënyrë krijojnë këllëf mbrojtës në sistemin tretës, treten më ngadalë por për këtë arsye ju mbajnë të ngopur një kohë më të gjatë dhe rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak. Fibrat e tretshme po ashtu rregullojnë nivelin e kolesterolit, reduktojnë rrezikun nga krijimi i sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në zemër.

Mënyrë e shkëlqyeshme për të rritur konsumin e fibrave janë corn flakes nga drithërat e plota për mëngjes, ndërsa gjatë ditës buka nga drithërat e papërpunuara, ndërsa fasule të paktën një herë në javë.

Sëmundjet e zemrës

Përbërësit shërues që gjenden në ushqimet siç janë qulli, krundet, bimët bishtajore, fasulet dhe bizele janë fibrat tretëse. Reduktojnë nivelin e kolesterolit, ndërsa hulumtimet tregojnë që nivelin e përgjithshëm të kolesterolit e reduktojnë për 10 deri 15 për qind, për ç’arsye zemra do t’ju jetë falënderuese.

Konsumoni të paktën 10 g të fibrave tretëse. Tërshëra përmban fibra tretëse më shumë se cilat do drithëra, 2 deri 3 g për shujtë. Me konsumimin e rregullt të tërshërës vetëm pas 2 ditëve niveli i kolesterolit ulet për 2 deri 3 për qind.

Trashja

Ushqimi i pasur me fibra përmban pak kalori dhe yndyra dhe do t’ju mbajë të ngopur për një kohë më të gjatë. Fibrat treten më ngadalë, për ç’arsye do të vijë deri te rregullimi i nivelit të sheqerit në gjak. Drithërat e papërpunuara janë të pasura me magnez dhe vitaminën 86 të cilat përshpejtojnë dobësimin.

Nëse nuk jeni adhurues i drithërave të papërpunuara, shtojini në gjellët kryesore, sallata dhe supa. Zëvendësoni orizin e bardhë me integral, në vend të bukës së bardhë hani atë nga drithërat e papërpunuara.