Fundamenti

Fuqia e jashtëzakonshme e trangujve turshi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deri te rezultatet e tilla ka ardhur me studimin, i cili ka përfshirë 710 studentë duke përcjellë simptomat e tyre të frikës, neuroticizmit dhe fobitë shoqërore, shkruan “Zëri.info”.

Shkencëtarët kanë zbuluar se ushqimi i fermentuar, siç janë trangujt turshi, lakra turshi ose jogurti mund të zvogëlojë frikën dhe neuroticizmin. Për këtë meritorë janë probiotikët ose bakteret e shëndetshme nga këto ushqime.

Besohet se ato ndikojnë në mikrobinë e zorrëve, çka ka efekt pozitiv në rritjen e nivelit GABA.

Ky është një transmetues i cili rregullon ankthin dhe rritja e tij ndikon si një ilaç kundër tij. Deri te rezultatet e tilla ka ardhur me studimin, i cili ka përfshirë 710 studentë duke përcjellë simptomat e tyre të frikës, neuroticizmit dhe fobitë shoqërore në krahasim me atë se sa ushqim të fermentuar kanë ngrënë, shkruan më tutje “Zëri.info”.

ARKATANA

Sa më shumë që ka qenë konsumimi i ushqimit të këtillë, aq shumë janë ulur nivelet e tilla.

Është fakt se secili organizëm dallon për nga përbërja kimike dhe se ndryshimet tjera ndodhin në nivelin mikro. Për këtë arsye ka nevojë për studime shtesë rreth kësaj teme për të ardhur deri te përfundimet më konkrete.

Studiuesit sugjerojnë që ushqimet e tilla të jenë pjesë përbërëse e ushqimit për secilin, e sidomos ata që kanë probleme me frikën ose format tjera të shqetësimeve. /ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.