Funksionalizohet ndriçimi publik në disa rrugë të Vitisë

Viti – Ndonëse qyteti i Vitisë ka pasur ndriçim publik ajo për një kohë ishte jashtë funksionit për shkak se me kalimin e kohës shumë nga to kishin dalë nga funksioni. Duke e parë këtë problem, Komuna e Vitisë, respektivisht Drejtoria për Shërbime Publike, ditë më parë ka filluar me funksionalizimin e ndriçimit publik për brenda qytetit.
Ndriçimi publik përskaj rrugës Adem Jashari dhe Sheshi Nijazi Azemi është funksionalizuar sot tërësisht.
Ndërsa në ditët në vijim pritet të rregullohen ndriçimi publik në gjithë qytetin e Vitisë kanë premtuar zyrtarët komunal./rajonipress/