Funksionalizohet KPF-ja në Viti

Viti – Ndonëse sot është mbajtur mbledhja e parë e Komitetit për Politikë e Financa, kryesuesi i këtij komiteti Naim Pira, prezantoj përbërjen e KPF-së në këtë përbërje: LDK – Naim Pira, Ali Bajrami dhe Sami Demelezi, PDK – Daut Xhemajli dhe Bekim Azizi, AAK – Visar Demiri si dhe VV – Baki Nebiu.
Në mbledhjen e parë të Komitetit për Polikë e Financa që është mbajtur sot janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash Pasqyrat Financiare për periudhën Janar-Dhjetor 2013, propozim vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e shtatores së Rashit Mustafës-Komandant Karadaku si dhe propozim vendimi për formimin e këshillit komunal për siguri në bashkësi.
Ndonëse sot u mbajt mbledhja e parë e Komitetit për Politikë e Financa, kryesuesi i këtij komiteti Naim Pira, prezantoj përbërjen e KPF-së në këtë përbërje: LDK – Naim Pira, Ali Bajrami dhe Sami Demelezi, PDK – Daut Xhemajli dhe Bekim Azizi, AAK – Visar Demiri si dhe VV – Baki Nebiu.
Gjatë kësaj mbledhje anëtarët e këtij komitetit pasi i kanë shqyrtuar pikat e rendit të ditës duke dhënë propozimet dhe vërejtjet e tyre i kanë aprovuar me shumicë votash Pasqyrat Financiare për periudhën Janar-Dhjetor 2013, propozim vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e shtatores së Rashit Mustafës i njohur si Komandant Karadaku si dhe propozim vendimi për formimin e këshillit komunal për siguri në bashkësi./rajonipress/