Fundamenti

Funksionalizohet komisioni profesional për çështje statutare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ju njoftojmë se tashmë edhe zyrtarisht ka filluar punën komisioni i përhershëm profesionalë për çështje statutare dhe akte tjera normative të komunës së Gjilanit i cili do të jetë përgjegjës për të krijuar, modifikuar dhe harmonizuar aktet e ndryshme normative të komunës së Gjilanit me Ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës që po nxjerrën çdo ditë nga kuvendi i Kosovës dhe që kanë ndikim edhe në aspektin rregullativë të komunave përkatëse thuhet në letrën e Arben Mehmeti kryesues i këtij komisioni drejtuar udhëheqjes komunale.

Mehmeti tha se mirëpresim çdo iniciativë që do të ndihmojë në krijim të një rregullative komunale sa më të mirë dhe në shërbim të qytetarëve të komunës sonë. “Takimet tona do të jenë publike dhe secili nga ju mund të kontribuojë në krijim të një infrastrukture ligjore sa më të mirë dhe në harmoni me interesat e qytetarëve të komunës sonë për fushat që ju udhëhiqni”.

Secili nga ju mund të iniciojë përmes një kërkese zyrtare adresuar komisionit nxjerrjen e ndonjë rregullore, apo ndryshimin e atyre rregulloreve aktuale që mund të jenë të vjetra për nga koha. “Ne do të jemi në shërbim tuajin andaj mos hezitoni që të ndikoni që të rregullojmë të gjitha fushat tona institucionale përmes akteve normative që është rregull e shoqërive të zhvilluara demokratike” ka thënë Mehmeti në letrën e tij drejtuar përgjegjësve institucional dhe drejtorive komunale.

FIDANISHTJA

Sa për njoftimin tuaj për momentin ne kemi filluar të punojmë në modifikim dhe plotësim të statutit të komunës së Gjilanit andaj ju ftojmë që përmes propozimeve tuaja të ndikoni që ai modifikim dhe plotësim të jetë sa më kualitativë ka thënë kryesuesi i këtij komisioni .

Gjatë punës tonë mund të na ndihmojnë shumë edhe shoqëria civile dhe mediet në hartimin e akteve normative sa më të mira . Komisioni përbëhet nga 5 anëtarë :Arben Mehmeti –Kryesues, Sadudin Berisha, Gani Neziri, Ismajl Kurteshi dhe Mevlide Zejnullahu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.