HW

Funksionalizimi i Speciales nis në shtator

/ 1 minutë lexim
HW

Kalimi i amendamentit dhe votimi i Ligjit për dhomat e specializuara dhe Zyrën e prokurorit të specializuar i kanë hapur rrugë nisjes së negociatave me shtetin e Holandës, për arritjen e marrëveshjes që një seli e këtyre dhomave të vendoset në Hagë.

Gazeta ka marrë vesh se negociatat do t’i zhvillojë Ministria e Punëve të Jashtme, ku pas arritjes së marrëveshjes e njëjta duhet të sillet për ratifikim në Kuvendin e Kosovës. Shtatori është afati kur pritet të nisë funksionalizimi i Gjykatës Speciale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në ditën e fundit të zhvillimit të punimeve në sesionin pranveror legjislatura e pestë e Kuvendit mori vendimin më të rëndësishëm, duke miratuar ndryshimet kushtetuese dhe ligjore, të cilat i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Mobi Casa

Ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka konfirmuar se fillimisht shteti që ai përfaqëson duhet negociojë me Shërbimin e Jashtëm të Bashkimit Evropian- (EEAS) dhe më pas me Qeverinë e Kosovës.

http://koha.net/?id=27&l=69363

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.