FITORJA

Fungo: Mos lejoni tensione!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo, thotë se autoritetet në Prishtinë e kanë bërë të qartë se dëshirojnë që Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) të vazhdojë të bashkëpunojë me KFOR-in. Megjithatë, sipas tij, nëse mandati i FSK-së zhvillohet në mënyrën e propozuar nga presidenti Hashim Thaçi, NATO-ja do të duhet ta rishikojë nivelin e saj të angazhimit, veçanërisht në aspektin e ngritjes së kapaciteteve.

Komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo, gjatë një interviste për “Zërin” ka deklaruar se situata e sigurisë në Kosovë është stabile pavarësisht disa tensioneve. Ai ka folur edhe për iniciativën e presidentit Hashim Thaçi për transformimin e FSK-së, duke i dhënë kompetenca të ushtrisë nëpërmjet ligjit

Komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo, thotë se autoritetet në Prishtinë e kanë bërë të qartë se dëshirojnë që Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) të vazhdojë të bashkëpunojë me KFOR-in. Megjithatë, sipas tij, nëse mandati i FSK-së zhvillohet në mënyrën e propozuar nga presidenti Hashim Thaçi, NATO-ja do të duhet ta rishikojë nivelin e saj të angazhimit, veçanërisht në aspektin e ngritjes së kapaciteteve.

ARKATANA

Këto komente gjenerali italian i ka bërë gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri”, duke shtuar se në fund të fundit i takon Këshillit Veri-Atlantik që ta marrë një vendim unanim politik se si të vazhdohet tutje.

Komandanti i KFOR-it ka vlerësuar se situata e sigurisë në Kosovë është stabile, pavarësisht, siç thotë ai, disa tensioneve që janë vërejtur kohët e fundit. Duke folur për procesin e krijimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në vitin 2008, nën kujdesin e KFOR-it, gjenerali Fungo thotë se është themeluar një sistem rigoroz i verifikimit.

“Të gjithë kandidatët për FSK janë verifikuar me kujdes për të siguruar se vetëm ata me shkathtësitë më të përparuara mund t’i bashkohen FSK-së. Gjatë viteve FSK-ja ka përmirësuar aftësitë e veta në fushat e aktiviteteve, në përputhje me mandatin e saj”, ka potencuar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.