FIDANISHTJA

Fundviti, i vështirë për Thaçin

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Hashim Thaçi do të ballafaqohet me deputetët e opozitës përsëri në Kuvendin e Kosovës. Derisa kur u zgjodh në postin e presidentit nxori jashtë deputetët opozitarë, kësaj radhe do t’i ketë përballë në adresimin e tij vjetor, që do ta bëjë para organit më të lartë ligjvënës. Por, në atë seancë kreu i shtetit nuk do të jetë i mirëpritur nga opozita, e cila paralajmëron se nuk do ta presin me duartrokitje.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fund të këtij viti pritet të rikthehet përsëri në Kuvend, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Kreu i shtetit i cili mori votat e deputetëve të koalicionit qeverisës, por jo edhe të atyre opozitarë, pas rreth një viti do t’i ketë përballë përsëri aty ku këta të fundit kundërshtuan ashpër zgjedhjen e tij në postin e presidentit.

Uji Dea

Mirëpo, presidenti Thaçi nuk do të mundë të zgjedhë ndryshe, meqë Kushtetuta e Kosovës ia obligon adresimin vjetor para deputetëve të Kuvendit. Presidenti i Kosovës në bazë të Kushtetutës së Kosovës, Neni 84, që ka të bëjë me Kompetencat e Presidentit, obligohet që t’i adresohet deputetëve një herë në vit. “Së paku një herë në vit presidenti i drejtohet Kuvendit të Kosovës përkitazi me fushëveprimtarinë e tij”, thuhet në Nenin 84, pika 30. Por, kreu i shtetit nuk do të jetë i mirëpritur nga deputetët e opozitës, të cilët, edhe pse ende të pavendosur, nuk do ta dëgjojnë fjalimin vjetor të Thaçit. /zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.