ARKATANA

Fundjava me ndryshim të temperaturave

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në fundjavë me vranësira dhe intervale më të gjata me diell. Në ditët e fundjavës mbi rajonin tonë do të vazhdojnë të shtrihen fusha të presionit të lartë me qendër mbi Skandinavi dhe masa më të ftohta ajrore, që do të sjellin përmirësim të motit, me intervale më të gjata me diell, por me mëngjese më të ftohta.

Ndërsa në Mesdhe vazhdon të mbetet aktive një turbullirë që do të mbajë të mbuluara me vranësira pjesët jugore të rajonit. Të shtunën do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, e ditën e diel pas mëngjesit të ftohtë, gjatë ditës do të mbajë mot i mirë, kryesisht me diell.

ARKATANA

Në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot i ngrohtë, kryesisht me diell. Të martën gjatë mbrëmjes vranësirat do të shtohen, ndërsa ditën e mërkurë parashihet të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe me reshje të dobëta shiu.

Edhe pse minimalet në fundjavë do të jenë më të ulëta, maksimalet gjatë kësaj periudhe do të rriten në vlera mesatare. Temperaturat minimale do të sillen nga 4C deri në 6C, e maksimalet nga 16C deri në 20C, në fillim të javës.Era do të fryjë e lehtë nga verilindja 1-4m/s. Shtypja atmosferike do të mbetet mbi vlera normale.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.