RCCOLA

Fundjava e shqiptarëve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ndërkohë, golit iu gëzua edhe Albert Bunjaku. Sulmuesi i St. Gallen shënoi në minutën e shtatë, në barazimin 3:3 me Luganon. Futbollisti i Përfaqësueses luajti 71 minuta, duke ia lëshuar vendin Dzengis Cavusevic. Në anën tjetër, tek Lugano, 90 minuta luajti përfaqësuesi tjetër kosovar, Frederic Veseli.

Fundjava, që e lamë pas, ishte mjaft e bereqetshme për futbollistët shqiptarë që luajnë në ligat e ndryshme botërore. Tre prej tyre madje ia dolën edhe të shënonin gol të dielën. Shkëlqen Gashi debutoi në fanellën e Colorado Rapids me gol, të cilin e realizoi qysh në ndeshjen e parë miqësore. Sulmuesi kosovar e realizoi golin e tretë në fitoren 3:0 ndaj Arizona United, në një turne të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mobi Casa

Përfaqësuesi shqiptar u largua nga Baseli në janar për ta provuar një eksperiencë të re përtej Atlantikut. Ndërkohë, golit iu gëzua edhe Albert Bunjaku. Sulmuesi i St. Gallen shënoi në minutën e shtatë, në barazimin 3:3 me Luganon. Futbollisti i Përfaqësueses luajti 71 minuta, duke ia lëshuar vendin Dzengis Cavusevic. Në anën tjetër, tek Lugano, 90 minuta luajti përfaqësuesi tjetër kosovar, Frederic Veseli.

E futbollisti i tretë që iu gëzua golit ishte Armando Sadiku. Përfaqësuesi shqiptar e realizoi golin e barazimit për Vaduzin në duel me Grasshopperin në minutën e 52-të./zeri/