Fundi iluzionit, se Kosova ishte ndonjëherë multietnike!

/ 7 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Fadil Maloku – Paradigma e “multietnicitetit” (në Kosovën me 95% shqiptar), në fakt ishte dhe mbeti vetëm një lloj paravënie e karrem joshës, për ta sjell Kosovën në prag të një ndarje të re fizike (lexo; një lloj kontrolli absolut të pasurive të saja nëntokësore e ujore) të pjesës veriore të saj. Dhe meqë tani me braktisjen e institucioneve kosovare, ranë gjitha maskat, po shihet ashiqare se Aleksandër Vuçiqi për serbët e Kosovës KURRË nuk ka dëshiruar e as aspiruar të drejta shtesë (siç ishin ato të superdiskriminimit!) por, vetëm 25 % të territorit të saj!?

Mobi Casa
  1. Braktisja apo largimi vullnetar i serbëve (të komunave të pjesës veriore të Kosoves) nga gjitha institucionet kosovare, që për dy dekada të tëra e ushqyen iluzionin e rrejshëm jo vetëm karshi neve shqiptarëve por, edhe gjithë botës perëndimore dëshmojë se; me minoritete (që mezi e arrijnë 3% -in demografik) nuk mund të ndërtohet një shoqëri stabile demokratike dhe multietnike! Themi “multietnike”, ngase, ky termë i konceptuar dhe i frymëzuar nga Projekti i Mahti Ahtisari (arkitektit të paqes serbo shqiptare) bëri përpjekje dhe ushtroj ndikim (për mendimin tim; të kot, sepse, e kam kontestuar prej ditës së parë implementuese) dy dekadësh politik, si në Bruksel poashtu edhe në Uashington. Madje, ky termë që faktikisht na u amputua (pa na pyetur fare) si në Preambulë të Kushtetutës sonë (ku midis tjerash thuhet, se; “Kosova është shtet multienik..”) ashtu edhe në jetën e përditshme të komunikimit tonë politik, u bë disi alfa dhe omega e shpresës dhe pajtimit të brendshëm ndëretnik shqiptaro-serb. Madje, u shpresua të bëhet edhe një lloj ure e “normalizimit” dhe relaksimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Por, nuk ndodhi kështu.
  2. U kuptua më në fund se amputimi i ndodhur përveç që ishte i shpejtë, e supozohej të ishte edhe shpresëdhënës (anipse, presedan!) por, edhe adekuat në pajtimin mes dy kombeve më të mëdhaja në Ballkanin Perëndimor. Një presedan pra, i paparë deri më tani në traditat dhe marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve, ku një minoritet etnik me gjithë vogëlsinë (3%) dhe fajësinë (për vrasjet, dhunimet, shkatërrimet dhe gjenocidin mbi shqiptarët shumicë absolute!) kolektive, pretendon të zotëroj dhe të kontrolloj 25% të territorit të gjithëmbarshëm të një vendi sovran, të shpallur e të njohur botërisht nga institucionet legale dhe legjitime të 117 shteteve tjera. Gjatë gjithë këtyre viteve, serbët minoritar në Republikën e Kosovës, në vend që të provojnë të integrohen në institucionet dhe sistemin e ri demokratik kosovar, ata po shihet tani se u futën aty për do shkaqe tjera e djallëzore; një, që përbrenda (si “kali i Trojës”) ta neglizhojnë demokracinë, tolerancën, frymën e bashkëpunimit dhe mbi të gjitha ta vonojnë e kontestojnë procesin e shtetndërtimit të Kosovës; dy, jo të avokojnë dhe propagandojnë superavansimin e të drejtave të tyre që në gjuhën sociologjike ishte një lloj superdiskriminimi i paparë (ndonjëherë!) pozitiv ndër vende e shtete demokratike, por, të minimizojnë e abuzojnë skajshmërisht këto të drejta të garantuara dhe të fuqizuara edhe me akte normative e kushtetuese; tre, të mbajnë peng me dekada të tëra atmosferën tensionuese dhe acaruese në veri të vendit, në mënyrë që “stoicizmi” i tyre të provohet që tē “shitet” në Uashington e Bruksel, herë si cenim herë si kontestim e dhunim i të drejtave dhe lirive të njeriut. Në gjithë këtë “odisejadë” u promovuan dhe u testuan lloj lloj projektesh e idesh (si ajo e “korrigjimit të kufirit” Kosovë-Serbi, atij të “Minishengenit“, dhe “Open Ballkanit”) që si imperativ të vetëm e kishin copëtimin territorial të Kosovës.
  3. Sipas këtyre skenarëve dashakeq e në pamje dosido edhe apokaliptik për Kosovën, e gjithë pjesa veriore (ku pasuritë nëntokësore dhe ato ujore në veri nga ekspertet ë ndryshëm vlerësohen deri ne 500miliarda$!?), do duhej t’i takonin (falë një Marrëveshjeje kinse historike!) vetëm Serbisë. E njëjta Serbi, cila shpresonte por, edhe që ende shpreson që të ratifikohet dhe vërtetohet përmes formulës famëkeqe e udiotike, “të normalizimit të marrëdhënieve pa njohje”!? Tani me braktisjen e gjitha institucioneve të Kosovës, serbët e Kosovës duke qenë të manipuluar nga qeveria e Aleksandër Vuçiqit, nuk besoj që do kthehen ndonjëherë në jetën reale politike kosovare. Ata tani, e presin “pazarin” (lexo: premtimin) që (mjerisht, më 2011 e nënshkruan ish Presidenti H. Thaçi dhe ish Kryeministri I. Mustafa, më 2015 në Bruksel), ua ka caktua Presidenti aktual serb Aleksandër Vuçiq. Kurse, shpresohet ta lejojnë dhe implementojnë Washingtoni dhe Brukseli…! E ai “pazar” tani siç po shihet dhe dihet, është bërë edhe sekret publik. Dhe ka të bëjë taksativisht, me kompetencat e Asociacionit… Situatë kjo që nënkupton se; Paradigma e “multietnicitetit” (në Kosovën me 95% shqiptar), në fakt ishte dhe mbeti vetëm një lloj paravënie e karrem joshës, për ta sjell Kosovën në prag të një ndarje të re fizike (lexo; një lloj kontrolli absolut të pasurive të saja nëntokësore e ujore) të pjesës veriore të saj. Dhe meqë tani me braktisjen e institucioneve kosovare, ranë gjitha maskat, po shihet ashiqare se Aleksandër Vuçiqi për serbët e Kosovës KURRË nuk ka dëshiruar e as aspiruar të drejta shtesë (siç ishin ato të superdiskriminimit!) por, vetëm 25 % të territorit të saj!? Territorit, që (ende shpreson ta realizojë përmes Asociacionit (Zajednices) thënë më thjeshtë; zotërimin dhe kontrollin e Trepçës dhe Ujmanin. E tash, më duhet të shoh se cili politikan shqiptar do të mund të dal haptas dhe të kërkoj nga elektorati i Kosovës, që t’i dhurohet Serbisë, një hapësirë (prej 25%) ekzistenciale për gjeneratat e ardhshme gjithëshqiptare!? Pra, jam shumë kureshtar me pa këte lloj “oferte” e gatishmërie idiotike?! Ngase, këte do e bënte vetëm ndonjëri nga politikanët tanë i cili e do ngritjen e një varri në mauzoleun e Beogradit! “Privilegj” ky, që pak shqiptar (si Esad Pashë Toptani, Sinan Hasani, Rrahman Morina…!?) e “gëzojnë” nga e kaluara jo forte e largët… Unë, nuk e besoj!

Paradigma e “multietnicitetit” (në Kosovën me 95% shqiptar), në fakt ishte dhe mbeti vetëm një lloj paravënie e karrem joshës, për ta sjell Kosovën në prag të një ndarje të re fizike (lexo; një lloj kontrolli absolut të pasurive të saja nëntokësore e ujore) të pjesës veriore të saj. Dhe meqë tani me braktisjen e institucioneve kosovare, ranë gjitha maskat, po shihet ashiqare se Aleksandër Vuçiqi për serbët e Kosovës KURRË nuk ka dëshiruar e as aspiruar të drejta shtesë (siç ishin ato të superdiskriminimit!) por, vetëm 25 % të territorit të saj!?