RCCOLA

Fundi i punës së kundërligjshme!

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Profesorët e Universitetit të Prishtinës deri më 20 shtator e kanë afatin e fundit që të përcaktohen vetëm për një kontratë të punës. Mirëpo, Bujar Dugolli, dekan i Fakultetit Filozofik dhe Bajram Uka, dekan i Fakultetit Juridik, nuk e dinë se sa është numri i profesorëve me kontrata të dyfishta në këto fakultete.

“Këto të dhëna i ka universiteti, menaxhmenti i universitetit, ne nuk kemi këso të dhënash, ata i kontrollojnë, ata i dërgojnë kontratat, do të thotë fakultetet nuk kanë këso kompetencash”, ka thënë dekani Dugolli. Edhe Bajram Uka thotë që Rektorati i ka këto të dhëna. “Bisedoni me Rektoratin sepse nuk i kam unë këto të dhëna”, është shprehur dekani Uka.

Mobi Casa

Ndërsa, dekani Dugolli ka thënë se një rregull i tillë nuk vlen edhe për stafin akademik që janë të angazhuar në politikë. “Personat që janë në politikë kanë të drejtë të ‘ngrijnë’ pozicionin e vet. Dhe në moment kur e mbarojnë detyrën zyrtare, ata, sipas ligjit, mund të kthehen në vendin e punës siç kanë qenë me normë të plotë”, shton ai … (Tribuna).