Hidromorava

Fundi i pagave astronomike

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Pagave astronomike të disa zyrtarëve të lartë të agjencive të pavarura në vend po u vjen fundi. Komisioni Parlamentar për Buxhet dhe Financa në mbledhjen e mbajtur më 15 mars ka rekomanduar uljen e pagave për 25 për qind për zyrtarët e lartë në Trustin e Kursimeve Pensionale. Në këtë mbledhje u kërkua që pagat e zyrtarëve të këtij institucioni të jenë në nivel me pagat e drejtuesve të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pagë astronomike prej mbi 5 mijë eurove në muaj deri më tash ka marrë për çdo muaj drejtori aktual i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK), Adrian Zalli.

Madje paga e këtij të fundit ka qenë më e lartë se e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), institucion ky i cili mbikëqyr Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Uji Dea

Pak më pak se Zalli marrin edhe dy zëvendësit e tij, Vërrshim Hatipi e Agron Krasniqi. Por, keq në këtë drejtim nuk ka qëndruar as edhe drejtori aktual i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Ekrem Tahiri, shkruan tutje “Zëri”.

Si duket pagat e muajit mars mund të jenë e fundit me atë shumë pasi Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa në mbledhjen e mbajtur më 15 mars rekomandoi uljen e pagave për 25 për qind për zyrtarët e lartë në Trustin e Kursimeve Pensionale.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.