Uji Dea

“Fundamenti”: Model i suksesit dhe inovacionit në mermer dhe granit

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kompania “Fundamenti” po ecën në ritmet e trendëve globalë, duke u njohur për cilësi të pa kompromis dhe vlera të qëndrueshme. Suksesi i saj i atribuohet kryesisht punës së palodhur dhe përkushtimit të pronarit, Bashkim Halili, një model i biznesmenit të urtë, të drejtë dhe të sinqertë, i cili vlerëson jo vetëm produktin, por edhe partneritetin me kompanitë vendase dhe ndërkombëtare.

Rritja dhe fuqizimi i “Fundamentit” nuk është rastësor, çdo hap i kompanisë është ndërtuar mbi djersën dhe përkushtimin e një ekipi të dedikuar dhe të disiplinuar, që punon me standarde të larta etike dhe profesionale.

Halili, një biznesmen që punon “nën hije”, ka treguar se modestia dhe profesionalizmi janë kombinimi i fuqishëm që ndihmon në ndërtimin e një kompanie me reputacion të qëndrueshëm.

“Fundamenti” ka shënuar rezultate të prekshme dhe të matshme, falë angazhimit kolektiv dhe trashëgimisë së përvojës që Bashkimi ka marrë nga familja e tij. Me staf të përzgjedhur dhe klientelë të kënaqur, kompania ka arritur të konsolidohet si një gjigant i industrisë së mermerit dhe granitit, duke u bërë shembull në rajon për inovacion, cilësi dhe investime teknologjike.

Bashkim Halili ka udhëtuar në pothuajse të gjitha vendet e Perëndimit dhe më gjerë, duke marrë eksperienca dhe praktika të avancuara për t’i aplikuar në Kosovë.

“Kur klientët kanë pritshmëri të larta dhe kërkesat rriten, ne jemi të detyruar të përcjellim trendët botërorë dhe të sjellim teknologjinë më të mirë në vendin tonë. Kjo është ajo që e ka bërë ‘Fundamentin’ një kompani model,” thotë ai për Rajonipress.

Me një staf prej afro 55 punonjësish të kualifikuar, “Fundamenti” ofron ekspertizë të mermerit granitit dhe laminamit (qeramike), duke përballuar çdo sfidë në prodhim dhe montim. “Mermeri dhe graniti kërkojnë precizitet, fuqinë fizike dhe përkushtim të madh. Ne e kemi perfeksionuar këtë zanat dhe i përmbushim të gjitha kërkesat e klientëve tanë nga të gjitha trojet shqiptare,” shton Halili.

Mobi Casa

Përveç teknologjisë moderne europiane, kompania ofron zgjidhje të plota për shtëpi, duke përfshirë kuzhina, shkallë, dysheme dhe banjo. Me ekipe profesionale për montimin e pllakave të keramikës, porcelanit dhe granitit, “Fundamenti” është bërë lokomotiva e pandalshme e tregut rajonal, duke depërtuar me sukses në çdo familje shqiptare.

Bashkim Halili, me profesion ekonomist, ka kuptuar rëndësinë e gjuhës së tregut dhe angazhimin për cilësi.

“Mundohemi të ofrojmë më të mirën dhe të jemi korrekt me çdo klient. Ndonjëherë mund të ketë sfida, por e rëndësishme është që klienti të largohet i kënaqur dhe i sigurt për punimet tona, të cilat tashmë kanë marrë karakter evropian,” thotë ai.

Suksesi i kompanisë është i dukshëm edhe në projekte të rëndësishme historike dhe kulturore. “Çarshia e qytetit të Gjilanit, monumente dhe bustet e figurave të njohura janë zbukuruar nga ne me mjeshtëri. Ky është një investim në kulturën dhe zhvillimin e qytetit,” thekson Halili.

Partneritetet strategjike me vende si Italia, Greqia, Bullgaria, Turqia dhe Kina kanë mundësuar që tregu të jetë i mbuluar me material cilësor dhe të avancuar. Për të përballuar kërkesat e shumta, kompania pritet të investojë në dy makina teknologjike të fjalës së fundit gjatë vitit 2026, duke konsoliduar pozicionin e saj në eksport, sidomos në Zvicër dhe Gjermani.

“Fundamenti” është më shumë se një kompani, është simbol i cilësisë, inovacionit dhe vizionit të biznesit modern, që kombinon profesionalizmin, teknologjinë dhe përkushtimin për të ndërtuar të ardhmen e industrisë së mermerit dhe granitit në Kosovë dhe rajon./rajonipress/