Uji Dea

“Fundamenti” kompania që po ecë me trendët e botës, e njohur vetëm për cilësi dhe vlera

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kompania “Fundamenti” me punën e saj profesionale, me angazhimin e stafit dhe me një klientelë të përzgjedhur ka arritur të bëhet një gjigant në të gjitha fushat e mermerit. Bashkim Halili pronar pos punës në kompani ai ka ecur pothuajse çdo shtet të perëndimit e botës për të parë modelet e reja dhe për të sjellur përvojën e trajnimeve edhe në Kosovë. Kjo e bënë “Fundamentin” një kompani model edhe për punë, por edhe për investimet e shumta në teknologji.

Bashkim Halili duket i qetë, por qetësia e tij ka një shpjegim që i referohet profesionit të tij, që po arrin ta zbatojë tek kompania “Fundamenti”.
“Kur e ke klientelën e mirë dhe kërkesat në rritje, atëherë obligohesh që të ecësh nëpër botë për të parë modele të reja, për të sjellur teknologjinë më të mirë të mundshme në Kosovë. Këtë besoj e kam arritur sepse unë shpenzojë shumë për të arritur një nivel evropian” thotë Bashkim Halili për rajonipress.

Halili thotë se ka një staf të mirë dhe i përgjigjen të gjitha rrethanave të punës bukur komplekse të mermerit edhe granitit.

“Mermeri, graniti nuk është edhe aq i lehtë për tu punuar ose ndërtuar në familjet tona dhe kudo. Ky profesion donë precizitet dhe angazhim e fuqi fizike. Por ne e kemi perfeksionuar këtë zanat dhe jemi në gjendje tu përgjigjemi e përshtatemi të gjitha kërkesave të klientëve tanë të cilët i kemi nga të gjitha trojet shqiptare” shton Halili.

Halili thotë se është krenar që tash punon me teknologjinë europiane të fjalës së fundit dhe me një staf të kualifikuar me afro 40 punëtorë të profileve të ndryshme.
“Fundamenti” tashmë ka arritur të bëhet një lokomotivë e pandalshme, që po depërton suksesshëm në çdo familje shqiptare.

“Të gjitha i kemi që i duhet një familje, një shtëpie dhe të gjitha janë në një vend që i dedikohen kuzhinave, shkallëve, dyshemeve e banjove. Ne i kemi në dispozicion ekipet profesionale për montimin e të gjitha llojeve të pllakave të keramikës, porcelanit e granitit” shprehet Halili.

Bashkim Halili me profesion ekonomist e ka kuptuar me kohë gjuhën e tregut dhe andaj është kujdesur që cilësia dhe punimet të jenë me kualitet të lartë dhe standard të garantuar.

“Mundohemi që të bëjmë më të mirën e mundshme dhe të jemi korrekt me secilin kërkues ose klient tonin. Ndoshta ka raste kur ne humbim, por e rëndësishme është që klienti të ndahet i kënaqur dhe të ndihet komod përballë punimeve tona, që tashmë kanë marrë edhe karakter evropian” shton Halili.

Të gjithë ata që vërtet orientohen tek pjesa e granitit dhe mermerit e kanë të lehtë të bëjnë përzgjedhjen, “Fundamenti” është adresa dhe agjenda për Anamoravë dhe Kosovë.

Mobi Casa

“Kreativiteti, përgjegjësia, preciziteti, saktësia, ndershmëria janë tiparet tona që na qojnë përpara dhe na bënë të ndihemi vërtet konkurrues në tregun rajonal. Mos harroni bota po ecë përpara edhe me teknologji, edhe me dizajn dhe me të gjitha afinitetet e zbukurimit që mund të praktikohen tek familjet tona. Unë përpiqem tërë kohën që të përcjell trendët botërore, jam afër partnerëve të mëdhenj që sjellin përherë risi dhe avancime teknologjike” shprehet Halili.

“Fundamenti” ka bërë një emër të njohur e të pranishëm kudo, edhe në ngjarje të rëndësishme historike vula e punës së këtij gjiganti është e pranishme.

Çarshia e qytetit të Gjilanit ose sheshi tashmë është i rregulluar me mermerin e kësaj kompanie sikurse rregullimi i monumentit të djalit të presidentit amerikan Joe Biden, janë ngjarje me ndikim për rritën dhe zhvillimin e “Fundamentit”.

Por nuk mjafton me kaq dora e zbukuruar e “Fundamentit”, të cilët kanë rregulluar me shumë mjeshtri edhe përmendoret dhe bustet e Agim Ramadanit dhe Mulla Idriz Gjilanit.
“Është kënaqësi të jesh pjesë e këtyre eventeve të rëndësishme kombëtare, historike e kulturore, e aq më parë kur jeni në shënjestër të gjërave kapitale për rritën dhe zhvillimin e qytetit të Gjilanit e më larg” tha Halili.

“Po këto suksese tonat janë vërtet për t`i çmuar sepse ne kemi edhe shumë punime, e zbukurime tjera që i kemi bërë me delikatesë dhe u kemi dhënë autoritet secilit projekt që lidhet me cilësi e vlerë” tha Halili.

“Fundamenti” ndryshe ka partner serioz e strategjik duke filluar nga Italia, Greqia, Bullgaria, Turqia e Kina e vende e shtete tjera që janë të njohura për mermer e granit.
“I gjithë ky partneritet ka për synim që tregu ynë të jetë i mbuluar me material cilësor dhe kualitativ” tha Halili.

Sipas tij në fillim të vitit 2024 për ta shtuar kapacitetin e prodhimit për shkak të kërkesave të shumta, pritet të vijnë dy maqina teknologjike të fjalës së fundit.

Halili tha se tëra kjo po vije falë kualitetit dhe korrektësisë dhe besimit që e kemi krijuar me vite dhe tani po bëjmë edhe eksport në shtetet e Bashkimit Evropian, e sidomos në Zvicër dhe në Gjermani./rajonipress/