HW

Fund politikës së korruptuar, që cakton gjyqtarë e prokurorë

/ 7 minuta lexim
HW

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë shpresojnë, që pas zgjedhjeve të reja të ketë ndryshime edhe në sistemin juridik të Kosovës dhe që të mos vazhdojë prapë avazi i vjetër që politika t’i caktojë prokurorët dhe gjyqtarët e të cilët medoemos duhet t’i jenë besnikë asaj.

SHPRESË SE ZGJEDHJET E REJA DO TA SHKAPIN SHTETIN

Salihaj: Drejtësia deri më tash, për fat të keq, u ka shërbyer strukturave të krimit

“Me vite nga pushteti i inkriminuar dhe korruptiv e kriminal është e instaluar një “korporatë” mafioze e korruptuar në relacionin politikë-drejtësi dhe duke vënë në kthetrat e tyre me paralizimin e shtetit ligjin dhe duke e bërë funksionimin e shoqërisë pa rend juridik të nivelit të duhur dhe pa shtetin e së drejtës në funksion të ligjit. Mafiooligarkia bën keqpërdorimet dhe abuzimet më të mëdha me paranë publike, me pronat shtetërore e kombëtare, me evazionin fiskal apo me krimin e organizuar dhe korrupsionin galopant, që ka kapur çdo pore të jetës së shtetit e shoqërisë”, është shprehur për “Kosova Sot” analisti Naim Kelmendi

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë shpresojnë, që pas zgjedhjeve të reja të ketë ndryshime edhe në sistemin juridik të Kosovës dhe që të mos vazhdojë prapë avazi i vjetër që politika t’i caktojë prokurorët dhe gjyqtarët e të cilët medoemos duhet t’i jenë besnikë asaj.

Por, cilat janë pritjet e tyre për këto ndryshime dhe a do të mundet që struktura politike e ardhshme të realizojë reformën në drejtësi, në mënyrë që ajo (politika) mos ta ketë edhe më tutje pronë, privilegj dhe avokati të saj drejtësinë në Kosovë.

FIDANISHTJA

Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet nga LDK-ja, Adem Salihaj, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se zgjedhjet e reja dhe koalicionet e partive politike janë një test dhe paralajmërim se me kë dhe si do të punojnë pas zgjedhjeve të ardhshme. “Pra, a do të jetë një bashkëpunim me strukturat kriminale të SHIK- ut për ta vazhduar kapjen e shtetit apo një luftë pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe për ta vënë drejtësinë në funksion të sundimit të ligjit dhe të interesave të qytetarëve të Kosovës. Përndryshe, drejtësia deri më tash, për fat të keq, u ka shërbyer strukturave të krimit, keqpërdoruesve dhe oligarkëve ekonomikë, të cilët, jo vetëm që i kanë vjedhur paratë e shtetit, por edhe një numër të madh të pronave publike”, u shpreh Salihaj.

Kelmendi: Politika i ka caktuar prokurorët e gjyqtarët

Analisti Naim Kelmendi thotë se ndërhyrja e politikes në sistemin e drejtësisë ka qenë evidente përgjatë tërë këtyre viteve, kështu që, sipas tij, politika i ka caktuar prokurorët e gjyqtarët, e të cilët kanë qenë besnikë të politikës më pastaj edhe në vendimet e marra në rastet e ndarjes së drejtësisë, ashtu sikur ju ka urdhëruar pushteti dhe politika. “Kjo mund të shpjegohet se në këmbim të caktimit të tyre nga politika, ata kanë vënë pastaj në këmbim të saj drejtësinë, pra në një kuptim tjetër, dhe këta gjyqtarë e prokurorë kanë “fituar”, kështu të drejtën e korrupsionit e të kriminalizimit për ta kontrabanduar të drejtën e qytetarit dhe patjetër edhe atë shtetërore. Mund të thuhet se me vite nga pushteti i inkriminuar dhe korruptiv e kriminal do të thosha se është e instaluar një “korporatë” mafioze e korruptuar në relacionin politikë- drejtësi dhe duke vënë në kthetrat e tyre edhe paralizimin e shtetit do të thosha dhe ligjin e funksionimin e shoqërisë sikur është në stadin e tanishëm në Kosovë, pa rend juridik të nivelit të duhur dhe pa shtetin e së drejtës në funksion të ligjit, derisa mafio-oligarkia bën keqpërdorimet dhe abuzimet më të mëdha me paranë publike, me pronat shtetërore e kombëtare, me evazionin fiskal apo me krimin e organizuar dhe korrupsionin galopant, që ka kapur çdo pore të jetës së shtetit e shoqërisë”, është shprehur Kelmendi.

Sipas tij, pas zgjedhjeve të ardhshme duhet të vijë në shprehje një klasë e përgjegjshme politike në qeverisje për ta ndryshuar domosdoshmërisht gjendjen në këtë drejtim, pra të shthuret struktura e krimit dhe korrupsionit nga lart- poshtë dhe të bëhen reforma në drejtësi, dhe kështu që struktura politike të mos mëtojë në asnjë mënyrë ta ketë si pronë të veten, privilegj apo avokati të veten drejtësinë në Kosovë.

Analisti tjetër Skender Kapiti ka veçuar se kur drejtësia, pra gjyqtarët dhe prokurorët korruptohen, pasojat janë shumë të rënda për shoqërinë, derisa korruptimi dhe kriminalizimi i sistemit gjyqësor përbën kulminacionin e gjendjes dramatike të një shteti dhe të shoqërisë brenda tij. “Kjo është pak a shumë gjendja në Kosovë, ku mosbesimi tek drejtësia dyshohet se është shumë i lartë në përqindje e që vjen nga groposja e ligjeve dhe keqfunksionimi i tyre. Ndërsa, korrupsioni në shtetin e Kosovës është gjithë-institucional piramidal, ku në majë është politika e korruptuar, pushteti dhe sistemi gjyqësor. Kjo përbën atë që quhet kapje të shtetit ku të fortët me pushtet, para e pasuri bëjnë dhe zhbëjnë ligje në favor të interesave të tyre, bëjnë dhe japin vetëgjyqësinë, duke ndëshkuar të tjerët dhe duke siguruar avokatinë dhe pandëshkueshmërinë për veten e tyre. Ky sistem piramidal korrupsioni dhe padrejtësie është liri, abuzim, vjedhje dhe e drejtë e një kaste oligarkike për të bërë pra ç’të duan dhe për të mos u përgjigjur e për të mos dhënë llogari para ligjit. Kjo piramidë apo korporatë fitimprurëse funksionon kështu: politika cakton prokurorët dhe gjyqtarët ata, të cilët duhet t’i jenë besnikë politikës: ata të cilët marrin vendimet ashtu si i urdhëron politika dhe pushteti, sipas vullnetit, dëshirës dhe urdhrit të tyre dhe në këmbim të kësaj edhe drejtësia, pra gjyqtarët dhe prokurorët fitojnë të drejtën e korrupsionit dhe të kriminalizimit të plotë të tyre për ta shitur të drejtën e qytetarit dhe atë shtetërore”, ka theksuar Kapiti.

Sipas tij, është instaluar një korporatë mafioze korrupsioni politikë-drejtësi kthetrat e së cilës paralizojnë shtetin, ligjin dhe funksionimin e shoqërisë siç është pak a shumë kjo gjendje në Kosovë, ku mafio-oligarkia bën kërdinë me paranë publike, pasuritë e pronat shtetërore dhe kombëtare, me evazionin fiskal, me kontrabandën dhe me korrupsionin”, ka vijuar ai. Tutje Kapiti nënvizon se me sa duket as zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nuk do të sjellin ndonjë risi apo ndryshim të thellë, derisa, sipas tij, këto zgjedhje i imponoi kriza e rëndë politike ,demokratike, e sistemit të drejtësisë dhe ajo e moralit./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.