Mobi Casa

Fule midis Beogradit: Nga fillimi deri në fund, Kosova kusht i Serbisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Çështja e raporteve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të trajtohet në kapitullin e 35 te negociatave që Serbia i zhvillon me BE-në për anëtarësim, ka deklaruar Stefan Fule sonte në Beograd.

Fule në kryeqytetin serb është pritur nga kryeministri Ivica Daçiq, derisa nesër do të arrijë në Prishtinë ku edhe do t’iu drejtohet deputetëve të Kosovës.

Fule në konferencë të përbashkët për mediat me Daçiqin ka sqaruar se është propozim që normalizimi i raporteve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës te trajtohet në kapitullin 35 i cili do të jetë i hapur që nga fillimi e deri në fund te negociatave të Serbisë me BE-në.

RCCOLA

“E kemi zgjedhur kapitullin 35 dhe ia kemi propozuar vendeve anëtare që për atë te aplikojnë procedura të njëjta ashtu siç i kishin për kapitullin 23 – drejtësia, liritë themelore dhe gjykatat dhe se me të njëjtat parime të hapet në fillim, vazhdimisht të jetë i hapur dhe të mbyllet në fund”, ka thënë Fule.

Ai ka shtuar se Serbia duhet ta emëroj kryenegociatorin dhe çështjen evropiane ta vendos në kreun e rendit të ditës.

Sipas tij është e domosdoshme që të implementohen marrëveshjet e dala nga dialogu me Kosovën.