Fuat Karabeg ndahet me Gjilanin, shumë klube pas tij
Gjilan – Mesfushori nga Prishtina, Fuat Karabeg ka ndarë rrugët me skuadrën e Gjilanit, i cili djersiti fanellën kuq e bardh me mjaft sukses.
Karabeg ka falënderuar “kuq e bardhët” e Gjilanit, që ishte pjesë e tyre.
“Në skuadrën e Gjilanit kam kaluar jashtëzakonisht mirë, falënderoj kryesinë e Gjilanit që kanë qenë me mua mjaft korrekt gjatë qëndrimit tim në këtë skuadër, falënderoj tifozët “Skifterat” që më kanë përkrahur në çdo moment, ndahem me Gjilanin me kujtimet më të mira por ky është futbolli”, ka bërë të ditur mesfushori Karabeg.
Me ndarjen nga Gjilani, mesfushori nga Prishtina është vërshuar nga ofertat e shumë klubeve Kosovare. Karabeg është në bisedime me disa nga klubet Kosovare për Kampionatin e ri futbollistik.
“Nuk po ngutem, jemi në bisedime me Vllaznimin e Gjakovës, Ballkanin e Suharekës dhe Vushtrrinë, unë i falënderoj tri klubet të cilat kanë emër në futbollin e Kosovës që kanë shpreh besnikëri ndaj lojës sime, janë edhe tri skuadra tjera që do të bëhen publike më vonë të shohim brenda pak ditësh do të kristalizohen gjërat dhe do të vendosim, dua që skuadra ime e ardhshme të ketë projekt të fortë brenda klubit dhe të jetë me synime të qarta”, thekson Karabeg.
Futbollisti mesfushor karakterizohet me kulturën e tij në lojën e futbollit, ndërsa konsiderohet njëri ndër futbollistët më të mirë në mesfushë në futbollin Kosovar.
27-të vjeqari Fuad Karabeg më herët ka djersitur fanellat e skuadrave në Hajvali për 4 vite e gjysmë, në Llap, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vëllazni e së fundi në Gjilan. /rajonipress/


