Fundamenti

Fuat Karabeg: Jam i lumtur që jam pjesë e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Futbollisti i cili ditë më parë ka zbarkuar në Gjilan, mesfushori Fuat Karabeg, i cili ishte lojtar i Vllaznisë së Pozheranit, është bërë pjesë e “bardh e kuqëve” të Gjilanit, duke qenë i lumtur që është pjesë e skuadrës së trajnerit Arbnor Morina.

Karabegu i cili konsiderohet njëri ndër mesfushorët më të mirë në futbollin Kosovar, me seriozitet të madh ju ka qasur stërvitjeve për të qenë sa më i gatshëm për sfidat të cilat e presin në Superligën e Kosovës në futboll.
“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Gjilanit është një dëshirë e kamotshme e imja që të jem pjesë e këtij klubi ku mbretëron fryma sportive, që në fillim më kanë pritur mjaft mirë si futbollistët njashtu edhe krerët e klubit, kam hasur në mikpritje të madhe dhe për këtë jam shumë i lumtur”, ka bërë të ditur Karabeg.

Se çka pret nga skuadra e tij e re, mesfushori Karabeg ka bërë të ditur se Gjilani është një skuadër e madhe.
“Skuadra e Gjilanit ka një traditë të madhe futbollistike, ne do të japim më të mirën që mundemi për ngjyrat e klubit, së bashku me bashkëlojtarët e mijë do t’ju gëzohemi fitoreve dhe tifozët tanë “Skifterat” do t’ju gëzohen sukseseve të klubit, por jam i lumtur që skuadrën e udhëheq njëri ndër trajnerët më të mirë në futbollin e Kosovës, Arbnor Morina, do të mundohem të mos e zhgënjej”.

Uji Dea

Mesfushori Karabeg ka shpreh keqardhje që ish skuadra e tij, Vllazninë e Pozheranit që ka arritur në këtë gjendje jo të mirë por ka uruar që ky mes futbollistik do të këndellet.

Mesfushori ofanziv Karabeg gjatë karrierës së tij ishte pjesë e Prishtinës, Fushë Kosovës, Hajvalisë, Llapit e Vllaznisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.