Ftoi ruan shëndetin dhe linjën vitale

Ftoi përmban shumë pak kalori. Në fakt, 100 gr ftua kanë 57 kalori. Në përbërjen e tij hasim shumë antioksidues, më shumë se në mollë apo dardhë. Është burim i fibrave, minerale dhe vitamina. Me konsumimin e rregullt të tyre në mënyrë dramatike zvogëloni rrezikun nga sëmundjet dhe çrregullimet e sistemit tretës dhe të kancerit në zorrë të trashë.

FTOI PËRMIRËSON TRETJEN

Marrë parasysh nivelin e pakët me kalori, ftoi ndihmon në mbajtjen e peshës së shëndetshme trupore. Përmban pak yndyrë, kripë dhe kolesterol.

KA PËRBËRËS TË SHKËLQYESHËM ANTIOKSIDUES

Falë nivelit të lartë me polifenole, ftoi ndikon në pakësimin e radikalëve të lirë, përbërës të dëmshëm që parandalojnë shfaqjen e shumë sëmundjeve dhe e përshpejtojnë procesin e plakjes.

POSEDON PËRBËRËS KUNDËR KANCERIT

Antioksiduesit e shumtë që gjenden në ftonj, në masë të madhe e pakësojnë efektin e radikalëve të lirë si dhe shkatërrojnë qelizat kancerogjene. Shija unike e ftoit vjen nga tanina, përbërës që mbron membranën e qelizave nga helmet dhe substancat e dëmshme kimike.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS