GRANDEMALL

Ftoi, minierë e pasur me vitamina

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Ftoi i zier ose i pjekur u rekomandohet personave anemikë, e ndihmon edhe te inflamacionet e lukthit dhe zorrëve.

Rrjedh nga Irani dhe Anadollia, ndërsa lloji që rritet në Evropën Qendrore quhet “dardhë sidonike”. Është i pasur me vitaminë C, si dhe me karotinë, vitamina B1, B2 dhe B3. Bakër, kalium, kalcium, magnez, natrium, hekur, sulfur dhe klor.

Përmban gjithashtu proteina, karbohidrate, celulozë, tanina dhe pektina, e pa kalori dhe yndyrë. Shëruese janë frutat, gjethet dhe farat. Nga fruta bëhet lëngu dhe shurupi, që rregullojnë punën e zorrëve dhe parandalojnë sëmundjet infektuese.

Uji Dea

Lëngu i zier në sasi të barabartë me sheqerin, trajton kollitjen, astmën dhe diarrenë akute. Ftoi i pjekur ose i zier rekomandohet në rast të inflamacionit të mukozës së lukthit dhe zorrëve dhe anemisë. Çaji i farave të ftoit qetëson, largon pagjumësinë dhe erën e keqe të gojës.

ÇAJI PËR FYT DHE MUSHKËRI

Ftoin e lani mirë, e pastroni dhe e preni në katër pjesë. Ia hiqni farat dhe pjesët e forta rreth tyre, e pjesën me mish e preni në feta dhe menjëherë e qitni në një litër të ujit të valë. E zini në temperaturë mesatare për 15-20 minuta, e më pas e lini që të ftohet. E filtroni dhe e pini me gllënjka të vogla gjatë ditës. Çaji ndihmon në rast të problemeve me frymëmarrjen, kollitjes dhe bronkitit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.